Flash News

POLITIKOFF

Treg i Përbashkët Rajonal, pse është për të mirën tonë që nga studentët tek bizneset

Treg i Përbashkët Rajonal, pse është për të

Sot është zhvilluar online 'Samiti i Sofies', si pjesë e Procesit të Berlinit, nën bashkë drejtimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në Samitin e sotëm morën pjesë Liderët e Ballkanit Perëndimor, Kancelarja Merkel, Ursula Von der Leyen Presidentja e Komisionit Perendimor, Presidenti Macron, Kryeministri Conte, Mitsotakis, Plenkovic, Borissov, Komisioneri Varhelyi etj. 

Treg i Përbashkët Rajonal, pse është për të

Në këtë Samit, u miratuan dy dokumente kryesore, të cilat janë: Ngritja e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Angazhimi për një Axhendë të Gjelbër për BP, të cilat janë hartuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Tregu i Përbashkët Rajonal, që përfshin Shqipërinë, Bosnjë & Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, synon të krijojë një rajon më konkurrues e tërheqës dhe më afër tregjeve të BE-së.

Treg i Përbashkët Rajonal, pse është për të

Në fjalën e saj të hapjes së këtij Samiti, znj. Majlinda Bregu theksoi:

“Një fazë e re e integrimit ekonomik rajonal do të fillojë nga sot me miratimin nga udhëheqësit e BP6 të CRM dhe Green Agenda (Axhendës së Gjelbër) të lehtësuar nga RCC.
Në emër të RCC, unë jam e nderuar, për pjesën e punës që bëmë në formësimin e këtij dokumenti. Zhvillimi i Tregut të Përbashkët Rajonal nuk ishte një udhëtim i thjeshtë, por ia vlejti mundimi. Ai është një plan i bazuar në katër liritë, sikundër Tregu i Vetëm ië BE-së, i forcuar me Investime, Digjitale, Industri dhe Inovacion. Qeveritë e BP6 janë autorët dhe ata që do e bëjnë realitet Tregun e Përbashkët Rajonal. Plani fuqizon lëvizjen e lirë të njerëzve në rajon, i mundëson komunitetit të biznesit të provojë potencialin e një Tregu të Përbashkët të bazuar në modelin e Tregut të Vetëm të BE-së, aftësimin e krahut të punës sipas tendencave të tregut të punës, zhvillimin digjital dhe inovacionin.”

Treg i Përbashkët Rajonal, pse është për të

Rritja e rajonit parashikohet të bjerë në -5.1%. Rënia e PBB-së në tremujorin e dytë të këtij viti është goditëse, në disa raste deri në -20%, kryesisht për shkak të kolapsit në turizëm. Ndërkohë që nëse hiqen barrierat ndërmjet vendeve të BE, parashikohet një rritje ekonomike me 6.7% PBB-në në rajon. Në kulmin e pandemisë, Ballkani Perendimor ngritën Korridoret e Gjelbra, të koordinuara nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal.

 

Të fundit