Flash News

POLITIKOFF

Turneu i fundit i Elton John: Për këtë projekt kam punuar gjithë jetës

Turneu i fundit i Elton John: Për këtë projekt kam punuar

Legjenda e muzikës, Elton John, ka bërë me dije se kur do të jenë datat e turneut të tij të fundit i cili do të zhvillohet në vitin 2022. Turneu quhet “Farewell Yelloë Brick Road” dhe është hera e fundit që ai do të bëjë koncerte në disa vende të botës.

Siç është bërë me dije në njoftimin zyrtar, koncerti i tij i parë do të fillojë në datën 27 maj të vitit të ardhshëm në Frankfurt të Gjermanisë. Më pas, Elton do të performojë në qytete të tjera europiane si, Norëich, Liverpool, dhe Sunderland, që do të zhvillohen gjatë muajit qershor të 2022-shit.

“Përshëndetje fansat e mi të mrekullueshëm. Sot po ju drejtohem me një lajmërim, rreth projektit për të cilin kam punuar shumë gjatë gjithë jetës sime. Koncertet të cilat do t’i paralajmëroj sot, do të jenë pjesë e turneut tim të fundit në Evropë dhe Amerikën Veriore. Do të largohem nga koncertet në mënyrën më të fuqishme dhe më të mirë të mundshme, duke dhënë performanca spektakolare dhe duke interpretuar në vende të cilat kanë lënë gjurmë në karrierën time muzikore. Pavarësisht a do të takohemi verën e ardhshme në Frankfurt apo në stadiumin legjendar “Dodger” në koncertin final në Shtetet e Bashkuara, unë mezi prej t’iu takojë të gjithëve për herë të fundit në këtë turne. Ky ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, i mbushur me momente interesante dhe mezi pres të krijojë më shumë kujtime të bukura me ju, në këto koncertet e fundit. Miqtë e mi në Australi, edhe me ju do të takohem së shpejti. Faleminderit dhe mezi prej t’iu takojë në qytetet tuaja”.

Bilatat për koncertet do të nisin të shiten nha 30 qershori e në vazhdim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elton John (@eltonjohn)

Të fundit