Flash News

POLITIKOFF

U bllokua në Facebook dhe Twitter, cila është platforma e re që po lançon Trump

U bllokua në Facebook dhe Twitter, cila është platforma e re

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar se së shpejti do të lançojë rrjetin e ri social, pasi ai u bllokua nga Twitter dhe Facebook për shkak të gjuhës që përdorte dhe nxitjes së dhunës në Kapitol.

Ish-presidenti, i cili u bllokua nga Facebook dhe Twitter në fillim të këtij viti, thotë se qëllimi i tij është të rivalizojë kompanitë e teknologjisë që i kanë mohuar megafonin që ishte kryesorja për ngritjen e tij.

"Unë jam i emocionuar që së shpejti do të filloj të ndaj mendimet e mia në TRUTH Social dhe të luftoj kundër teknologjisë së madhe," tha Trump në një deklaratë.

U bllokua në Facebook dhe Twitter, cila është platforma e re

Ky lajm u dha nga Trump në një deklaratë për shtyp, ku tha se kjo platformë o të jetë e hapur për "përdoruesit e ftuar" në nëntor, ndërsa planifikohet që në dispozicion të publikut më të gjerë të jetë në fillim të vitit të ardhshëm. Truth Social do të jetë produkt i një sipërmarrjeje të re të quajtur Trump Media & Technology Group, e cila u krijua përmes një bashkimi me Digital World Acquisition Corp.

Kujtojmë se në korrik, Trump ka paditur Facebook dhe Tëitter për "censurimin" e tij.

Të fundit