Flash News

POLITIKOFF

U përfol se moderatorja nga Kosova do të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”, reagon ish-e dashura e Dj Dagz

U përfol se moderatorja nga Kosova do të bëhej pjesë e

Të martën në shtëpinë e "Big Brother Vip Albania" kanë hyrë 5 banorë të rinj, ndërkohë që para spektaklit ky lajm u mor vesh dhe u diskutua që moderatoja nga Kosova (ish-e dashura e Dj Dagz) do të bëhej pjesë e Big Brother Vip Albania. Ky lajm, fillimisht doli nga mediat e Kosovës dhe më pas u shpërnda gjithandej.

Në fakt kjo ishte një ngatërresë, pasi pjesë e shtëpisë do të bëhej moderatorja nga Kosova Egzona Rafuna, që në fakt ishte dhe mikeshë e Dagz.

Por ish- e dashura e Dagz është një tjetër moderatore, po nga Kosova, Ariana Berisha. Kjo lidhje është përfolur shumë edhe më herët në mediat rozë, madje janë publikuar edhe foto të tyre së bashku, gjatë kohës së lidhjes, që ka përfunduar që në fillim të verës, saktësisht në muajin qershor.U përfol se moderatorja nga Kosova do të bëhej pjesë e

Por, pas gjithë zhurmës, e bezdisur deri diku, ka reaguar vetë moderatorja. Ajo iu ka kërkuar mediave të heqin dorë nga publikimi i fotove. Sa i përket Dagz, ajo e ka konsideruar “një shpirt luftarak”. Gjithashtu ajo ka treguar se lidhja mes tyre ka marrë fund dhe ajo jeton në të tashmen.

Reagimi i plotë i Ariana Berishës:

“Sa lehtë qenka të vendosësh fotografi të tjetrit pa e pyetur, unë s’kam bërë ndonjëherë një gjë të tillë, këtë e quani gazetari? Në gazetari ekziston ‘pyetja, por dhe konfirmimi për çfarëdo çështjeje”. Ju lus të dashura media të hiqni dorë nga publikimi i fotografive të mia me x personin. ,e gjithë respektin për karakterin dhe shpirtin e tij luftarak. Unë i kërkoj falje familjes time dhe miqve të mi, që çdo ditë lexojnë lajme të ndryshme për mua e të cilat në shumicën e rasteve janë të pavërteta dhe tendencioze për klikime…E kot të merrem me diçka që tashmë e kam lëshuar nga duart. Unë jetoj në të tashmen.”

U përfol se moderatorja nga Kosova do të bëhej pjesë e

Të fundit