Flash News

POLITIKOFF

Ulen temperaturat, si parashikohet moti për ditët në vazhdim

Ulen temperaturat, si parashikohet moti për ditët në vazhdim

Dita e sotme do të nisë me mot të vranët dhe reshje lokale shiu, ndërkaq pasditja do të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 18 °C.

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, moti i kthjellët pritet të dominojnë në pjesën me të madhe të territorit, vranësirat parashikohen të pakta kalimtare këto të përqëndruara përgjatë relieveve malore kryesisht ditën e shtunë.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek.

Valëzimi në detet i forcës 2-3 ballë.

Të fundit