Flash News

POLITIKOFF

Vajza 8-vjeçare e Beyonce nominohet për çmimet Grammy

Vajza 8-vjeçare e Beyonce nominohet për çmimet Grammy

Vetëm 8-vjeçe, vajza e Beyonce dhe Jay Z, Blue Ivy Carter është nominuar për çmimin Grammy.

Sipas "People" vogëlushes i pëlqen të këndojë, të kërcejë dhe të performojë ashtu si e ëma, prandaj me sa duket ky është vetëm fillimi për Blue Ivy-n.

Vajza 8-vjeçare e Beyonce nominohet për çmimet Grammy

“Kur i them që jam krenare për të, ajo më thotë që është krenare për mua dhe që po bëj një punë të mirë. Është kaq e ëmbël. Ma shkrin zemrën. Mendoj që mënyra më e mirë për të mësuar fëmijët është të jesh ti shembulli”, -ka thënë Beyonce në një intervistë për "Vogue".

Kujtojmë se këtë vit, Blue Ivy mori nominimin e saj të parë për Çmimin BET, ku dhe fitoi. Gjatë verës, ajo mori çmimin e shquar të duelit/grupit për kontributin e saj në këngën "Broën Skin Girl".

Të fundit