Flash News

POLITIKOFF

Vajza e Will Smith rrëfen si ndikoi tek ajo shuplaka e të atit në 'Oscars'

Vajza e Will Smith rrëfen si ndikoi tek ajo shuplaka e të atit në

Vajza e Will Smith dhe Jada Pinkett Smith, Willow Smith, ka treguar në një intervistë të re se si shuplaka që Will i dha prezantuesit të Oscars, Chris Rock, pas shakasë së tij për alopecinë e Jada-s, ka ndikuar tek ajo dhe tek e gjithë familja Smith.

Vajza e Will Smith rrëfen si ndikoi tek ajo shuplaka e të atit në

"Më trondit po aq sa edhe demonët e mi të brendshëm," tha vajza 21-vjeçare e Smith, Willow, për 'Billboard', kur u pyet nëse zemërimi i mëvonshëm i mediave (dhe mediave sociale) pati një efekt mbi të, apo aftësinë e saj për të qenë kreative.

Vajza e Will Smith rrëfen si ndikoi tek ajo shuplaka e të atit në

Willow, e cila ishte gjithashtu e pranishme në natën e Oscars, vazhdoi të thoshte se është e vetëdijshme për të metat që mund të kenë anëtarët e familjes së saj, duke shtuar se si çdokush, ata janë njerëz - që do të thotë se ndonjëherë nuk arrijnë të gjykojnë siç duhet.

Vajza e Will Smith rrëfen si ndikoi tek ajo shuplaka e të atit në

"Për shkak të pozicionit në të cilin jemi, të qenit njerëz nuk pranohet dhe nga ne pritet të veprojmë në një mënyrë që nuk është e favorshme për një jetë të shëndetshme njerëzore dhe nuk është e favorshme për të qenë të ndershëm."

Së fundmi, Will Smith kërkoi sërish falje për sjelljen e tij në rrjetet sociale.

Të fundit