Flash News

POLITIKOFF

“Vejusha e Dashuruar” e Virgjil Muçit, një roman që të mbërthen me emocion dhe mister

“Vejusha e Dashuruar” e Virgjil Muçit, një roman që

nga Antonietta Liantonio për SoloLibri

Romani Vejusha e Dashuruar  i Virgjil Muçit (Besa Muci, 2021), është një roman i ngarkuar me emocion dhe mister. Autori, me aftësi të lartë narrative, tregon një histori që është e mbushur me noir, por edhe me ndjenja e mister. Muçi të bën kureshtar kur e artikulon rrëfimin mes të tashmes e të shkuarës dhe e bën të rrjedhë mbi një fill misteri, duke ofruar njëkohësisht shkas për reflektime të thella. Jemi mësuar ta njohim autorin në italisht me Piramidën e Shpirtrave, ku forma e përdorur është lineare, e thatë, e inkuadruar dhe e pjekur.

Vejusha e dashuruar e pa dritën e botimit në Shqipëri në vitin 1989 e më pas u ribotua në vitin 2005. Flasim për plot tridhjetë e dy vjet më parë, kur ky ishte romani i parë i shkruar nga autori, i cili deri atë moment kishte shkruar vetëm libra për fëmijë.

Ndërkaq stili që karakterizon librin është jo aq i pjekur krahasuar me Piramidën, por është i drejtpërdrejtë, invadent e deri-diku i një kënaqësie marramendëse. Objektivi i tij, indërgjegjshëm ose jo, është t’i jap lexuesit fillimisht një goditje djathtas, më pas një majtas e në fund një goditje të drejtpërdrejtë. Ka dashur që me penën e vet të bëj boksierin profesionist dhe ia ka dalë më së miri , duke përdorur për t’ia arritur qëllimit edhe secilin prej personazheve. Muçi rrëfen përmes gjithçkaje: përmes fjalëve, dialogëve, vështrimeve, përshkrimeve, emocioneve. Çdo fjalë që përmban libri është narrativë, asnjëra syresh nuk është e kotë, nuk është banale. Çdo gjëgjendet në vendin e vet, çdo element është lidhur siç duhet.

Stili i tij i papjekur por tërheqës, i zhveshur nga çdo kuadrat, i çlirët dhe i aftë të tregojë faktet në mënyrë mjaft të artikuluar, është absolutisht për t’u vlerësuar. Lexuesi e ka të pamundur të mos jetojë në brendësi të romanit, sa herë që hap librin e ndjen veten pjesë integrale të ngjarjes.

Emocionet janë maja e diamantit te kjo vepër: kalohet nga buzëqeshja, te gëzimi, zemërimi dhe dhimbja, por kurrë te përdëllimi, keqardhja ose mëshira vulgare. Muçi flet edhe për fakte që të emocionojnë thellë, por që kurrë nuk e bëjnë lexuesin të ndjejë mëshirë. Shkrimtari shqiptar nuk të zhgënjen, narrativa e mirë që hasim te Piramida e Shpirtrave, ekzistonte tridhjetë vjet më parë.

Botim i Besa Muci, 2021 - Roman që udhëton mbi një lisharës emocionesh, mes misterit të një ndjenje të fortë dhe ngjyrimeve noir të saj: elemente që e katapultojnë lexuesin në një letërsi bindëse e të suksesshme.

Rrëfimi hapet me gjetjen e një kufome në dhomën ne një hoteli në Tiranë. Trupi është i Maria Luizës, një turiste italiane e ardhur në Shqipëri me grupin e parë të turistëve të përzgjedhur për të vizituar vendin. Jemi në fund të viteve ’80, në regjim të plotë diktatorial. Sikurse është praktikë, hapen hetimet, edhe pse të gjithë janë të bindur se vdekja e zonjës është aksidentale. Hetuesit therrasin dëshmitarë të ndryshëm, mes të cilëve Ilirin, guidën turistike që ka patur rastin ta njohë gruan nga afër. Papritmas djali shfaqet si dëshmitar vendimtar. Maria Luiza nuk është një turiste e thjeshtë. Gruaja ka ardhur në Shqipëri me një synim të përcaktuar mirë: të gjejë një person të cilin e ka humbur dyzet vjet më parë. Ky është motivi pse ajo gjen te Iliri të riun që mendon se mund ta ndihmojë. E kështu, ajo i hap zemrën guidës dhe ky kupton që Maria Luiza, përveçse sjell me vete kërkesën e pazakontë, mban të ndrydhur në shpirt të fshehta të tmerrshme dhe vuajtje që nuk tregohen.

 

Të fundit