Flash News

POLITIKOFF

VIP-at që urrejnë festat e fundvitit

VIP-at që urrejnë festat e fundvitit

Shumica e njerëzve i presin me padurim festat e fundvitit - kjo për një sërë arsyesh por mbi të gjitha sepse sjellin pozitivitet, gëzim dhe çmallesh e mblidhesh me familjarët e njerëzit që do.

Por të tjerë duket se nuk i pëlqejnë aspak dhe nga personazhet e famshme një ndër ta është dhe Miley Cyrus, e cila e quan veten një “kurnace” kur vjen puna tek shpenzimi për festat e fundvitit. Madje thotë se këngët e Krishtlindjeve e acarojnë.

VIP-at që urrejnë festat e fundvitit

Lady Gaga ka shkuar deri aty sa madje ka goditur një lodër Santa gjatë një koncerti.

VIP-at që urrejnë festat e fundvitit

“I urrej festat e fundvitit. Jam e vetmuar dhe e mjerë, me këto dreq lodrash”- ka thënë këngëtarja.

Po ashtu, këngëtari i njohur Ozzy Osbourne është shprehur se nuk i a aspak qejf festat e fundvitit, e veçanërisht Krishtlindjet. Për të, problem është shpërdorimi i letrave.

VIP-at që urrejnë festat e fundvitit

"I urrej Krishtlindjet. Dikur e gjeja si justifikim këtë festë që të pija, por tani e urrej,”- ka thënë këngëtari.

E ndërsa aktori Hugh Grant ka thënë se përpiqet t’i shmangë Krishtlindjet. “Vitet e fundit, kam marrë babain dhe jemi arratisur në vendet myslimane. Ne të dy i urrejmë Krishtlindjet”-ka thënë aktori.

VIP-at që urrejnë festat e fundvitit

Të fundit