Flash News

POLITIKOFF

Vrasja e të riut në Shkodër, mësohet emri i viktimës. Gjendet një motoçikletë e djegur dhe arma e krimit

Vrasja e të riut në Shkodër, mësohet emri i viktimës.

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e 19-vjeçarit, emri i të cilit mësohet të jetë Erjon Xhenje.   

Sipas bluve të Shkodrës, krimi ka ndodhur në ambientet e një lokali, në rrethana ende të paqarta. Ndërkohë në lagjen “Guerrile” është gjetur një motoçikletë e djegur dhe arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se autorët kanë kryer krimin. Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Të fundit