Flash News

POLITIKOFF

WhatsApp sërish ndryshime, cila është risia që do sjellin

WhatsApp sërish ndryshime, cila është risia që do sjellin

Përdoruesit e WhatsApp së shpejti do të kenë një opsion që do t’i lejojë t’i vendosin një “datë skadence” grupeve të “chat”-it. Kjo do të bëhet për të liruar hapësirë, duke qenë se ky aplikacion njihet për zënie të madhe hapësire nëpër celularët tanë, me mesazhe të vjetra me vite që ruhen aty.

Gjithashtu, kjo do të ndihmojë njerëzit që ta kenë më të organizuar aplikacionin, duke hequr bisedat e “vdekura” dhe që nuk duhen më. Çdo mesazh apo bisedë që fshihet në këtë mënyrë, do të zhduket vetëm nga celulari i personit që ka vendosur datën e skadencës.

WhatsApp sërish ndryshime, cila është risia që do sjellin

Ndërkaq nëse dëshironi të shikoni statusin e WhatsApp-it të dikujt në mënyrë anonime, ka deri në katër mënyra për ta bërë atë. Te Statusi, mund të ndani tekst, foto, video dhe GIF të koduar që zhduken pas 24 orësh. Për të dërguar dhe marrë përditësime të statusit nga kontaktet tuaja, ju dhe kontaktet tuaja duhet të ndani numrat e telefonit me njëri-tjetrin.

WhatsApp sërish ndryshime, cila është risia që do sjellin

Kështu e përshkruan WhatsApp funksionimin e opsionit “Status”, të cilin Messenger prezantoi disa vite më parë. WhatsApp ka bërë gjithashtu një ndryshim të madh tek mesazhet zanore që mund të jenë të dobishme kur dërgoni diçka për të cilën pendoheni. Nëse jeni shumë i ngadaltë për të fshirë një mesazh audio, kjo veçori e re mund të jetë opsioni i dytë për të kursyer edhe më shumë probleme. Dhe me këtë nënkuptojmë, parandalimin e dikujt që t’ua dërgojë atë të tjerëve.

Të fundit