Flash News

POLITIKOFF

Xheisara shpërthen ndaj Einxhel: Nuk bie pre e provokimeve të saj

Xheisara shpërthen ndaj Einxhel: Nuk bie pre e provokimeve të saj

Einxhel dhe Xheisara mesa duket nuk kanë hequr dorë nga konfliktet dhe ajo që ndodhi në "prime" ishte vetëm fillimi i një debati që ka agravuar më pas në shpërthimet e Xheisares ndaj moderatores.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një bisede me Eltonin dhe Tanin, Xheisara ka rihapur çështjen e mosmarrëveshjes së saj me Einxhel.

“Në rastin konkret në muhabetin me Einxhel, realisht e kam menduar nga jashtë që do të ishte më suportuese. Kam ardhur brenda dhe kam parë që është shumë e përfshirë në lojë.”- tha Xheisara. “E ka, duruar për një jave duke më hedhur kunja lart e poshtë, sepse më ka hedhur kunja pafund. Jam përtypur. Meqë doli, reagova. Po mos të kishte dalë, nuk do të kisha reaguar. Nuk bie pre e provokimeve të këtyre unë.”

Të fundit