Flash News

POLITIKOFF

"Xhelozet e shtëpisë dhe koleget e Borës", mamaja e Beatrixës krah Donaldit

"Xhelozet e shtëpisë dhe koleget e Borës", mamaja e

Në prime-n e mbrëmshëm të "Big Brother Vip Albania" ka pasur debate të forta dhe sërish janë rikthyer në vëmendjen e publikut Donaldi dhe Beatrixa, ku publiku dhe disa banorë vënë në dyshim vërtetësinë e kësaj lidhjeje. Me tone të ashpra ndaj Arjolës, Donaldi u shpreh se e do Trixën.

Në një bisedë me Arbanën mes tensionesh nga diskutimet e forta, Donaldi mes tjerash tha se i vjen “ta ha” Beatrixën por frenohet nga shumë gjëra, përfshirë kamerat.

Antigona Ramosaj, mamaja e Beatrixës ka reaguar duke shpërndarë një postim të faqes "Lolita", që mbron dashurinë e Donaldit dhe Beatrixës dhe hedh dyshime që "koleget" e Borës (pra, Arbana) po bëjnë gjithçka që të nxjerrin keq Donaldin.

“Nuk po e lënë rehat xhelozet e shtëpisë dhe koleget e Borës, po bëjnë çmos ta nxjerrin keq Donaldin. Në ndjenjat e tjetrit mund të dyshojnë vetëm ata/ato që nuk kanë përjetuar kurrë dashurinë ose janë të shtirur në marrëdhëniet e tyre. Lërini ata dy të rinj të shijojnë si të duan atë lidhje, boll i kërkuat ekg zemre, vërtetim nga kryeplaku i Kasharit, rrëfim të prifti dhe vëllai i madh vetëm për pasiguritë që keni ju me partnerët tuaj,”- shkruan Lolita, postim të cilin e ka shpërndarë dhe Antigona, duke rënë dakord kështu plotësisht me fjalët e shkruara nga një prej faqeve më të ndjekura në rrjetet sociale.

"Xhelozet e shtëpisë dhe koleget e Borës", mamaja e

Të fundit