Flash News

POLITIKOFF

Xhensila flet për ndarjen e prindërve dhe periudhën e vështirë  

Xhensila flet për ndarjen e prindërve dhe periudhën e

Xhensila Myrtezaj ka qenë mbrëmë e ftuar në “E ardhmja është vajzë”, ku ndër të tjera tregoi detaje për jetën e saj. Xhensila nuk ka folur publikisht për divorcin e prindërve dhe periudhën e vështirë që ajo dhe mamaja e saj kanë kaluar.

“Muzika më ka shpëtuar nga ana psikologjike. Ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme për mua. Mami ma ka falur, edhe Zoti, sepse mami ka qenë këngëtare. Mbaj mend që kur fikeshin dritat mami më ushtronte zërin dhe këndonim pafund bashkë. Në çdo moment ishim të dyja bashkë, përveç momentit të festës së abetares”, tha Xhensila.

 “Ajka është kupola e gjithçkaje. Unë kisha shumë projekte dhe plane, por sapo Ajka erdhi në jetë, erdhi në krye dhe i rrëzoi të gjitha. Kam një raport shumë të shenjtë me mamin tim dhe uroj të kem të njëjtin dhe me Ajkën. Po rritet në një familje me shumë dashuri. Besi është një baba shembullor,”- shtoi më tej këngëtarja.

Të fundit