Flash News

POLITIKOFF

YouTube do të bllokojë të gjitha videot me përmbajtje kundër vaksinave anti-Covid

YouTube do të bllokojë të gjitha videot me përmbajtje

YouTube do të bllokojë të gjitha videot me përmbajtje kundër vaksinave, duke kaluar përtej kufizimit fillestar, që parashikonte ndalimin e informacioneve të rreme në lidhje me to.

YouTube bëri me dije se kjo politikë do të zbatohet për "vaksinat e administruara aktualisht që janë miratuar dhe konfirmuar se janë të sigurta dhe efektive nga autoritetet shëndetësore lokale dhe OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit)".

Në këtë vendim parashikohet që të ndalohen edhe pretendimet e rreme në lidhje me sëmundje si fruthi, hepatiti B dhe gripi.

Kjo do të përfshijë rastet kur vlogerët që postojnë video kanë pohuar se vaksinat e miratuara nuk funksionojnë, ose i kanë lidhur gabimisht ato me efekte kronike shëndetësore.

YouTube po ndalon gjithashtu kanalet e lidhura me disa aktivistë të shquar kundër vaksinave, përfshirë Robert F Kennedy Jr dhe Joseph Mercola, tha një zëdhënës, raportojnë mediat e huaja.

Të fundit