Flash News

POLITIKOFF

Zac Efron rrëfen se vuan nga agorafobia

Zac Efron rrëfen se vuan nga agorafobia

Në numrin e muajit tetor të revistës Men’s Health, aktori Zac Efron u tregua i sinqertë në lidhje me shëndetin e tij.

“Unë thjesht nuk dal,” tha ylli i “Baywatch”. “Njerëz në grupe të mëdha më ‘ngacmojnë’ agorafobinë.”

Zac Efron rrëfen se vuan nga agorafobia

Agorafobia është një çrregullim ankthi i karakterizuar nga frika nga vendet dhe situatat që mund të shkaktojnë panik, pafuqi ose siklet. Kjo fobi lidhet me situata ku ikja mund të jetë e vështirë ose ku ndihma nuk do të ishte e disponueshme nëse gjërat shkojnë keq. Shumë njerëz supozojnë se agorafobia është thjesht një frikë nga hapësirat e hapura, por në fakt është një gjendje më komplekse. Dikush me agorafobi mund të ketë frikë nga: udhëtimi me transport publik, dalja nga shtëpia, turmat etj.

Zac Efron rrëfen se vuan nga agorafobia

Ndër të tjera, Efron foli edhe për stërvitjen rigoroze për të pasur trupin që prezantoi në filmin e vitit 2017, “Baywatch”.

"Fillova të kisha pagjumësi dhe rashë në një depresion të keq, për një kohë të gjatë,“ tha ai. "M’u desh një kohë e gjatë për të marrë veten.”

Të fundit