Flash News

POLITIKOFF

Zënka e parë e Semit dhe Donaldit, ai thotë se është beqar

Zënka e parë e Semit dhe Donaldit, ai thotë se është

Mbrëmë, një debat i ashpër ka ndodhur mes Donaldit dhe Semit, zënka e tyre e parë pavarësisht se kanë qenë shokë të ngushtë gjatë gjithë kësaj kohe.

Arsyeja e debatit është bërë fakti që Donaldi tha se është beqar dhe nuk do të etiketohet si "i dashuri i Borës".

Donaldi iu ka kërkuar pasditen e sotme banorëve që të mos vazhdojnë me etiketimet si i dashuri i Borës pasi në lojë ka hyrë vetëm dhe vazhdon të luajë si i tillë.

Pas kësaj, Semi (shoqja e ngushtë e Borës prej 15 vitesh) pati një reagim të fortë

 “Nëse je single, pse e puthe atë natë? Keq bëre që e puthe. Tentove ta puthje, e puthe e pastaj thua jam single”, tha Semi e acaruar.

“Kam 6 muaj që jam i ndarë. Nuk je në kokën time”, ia ktheu Donaldi gjatë diskutimit.

Ndërsa Semi vazhdoi t’i kërkojë që të bëjë kujdes me deklaratat sepse ajo është person publik. Ndërsa Donaldi vazhdon të jetë i vendosur që deri në momentin kur ai do sqarohet jashtë shtëpisë e konsideron veten vetëm.

Të fundit