Flash News

POLITIKOFF

Zonja e Parë e Amerikës dekoron Shtëpinë e Bardhë për Shën Valentinin

Zonja e Parë e Amerikës dekoron Shtëpinë e Bardhë
Jill dhe Joe Biden

Në prag të këtij Shën Valentini, zonja e parë e Amerikës, Jill Biden ka dekoruar oborrin e Shtëpisë së Bardhë me zemra rozë, të bardha dhe të kuqe që simbolizojnë "unitet", "shpresë" dhe "dashuri".

Zonja e Parë ka thënë për gazetarët se i ka bërë zbukurimet para kohe, pasi dëshironte që të ndante një mesazh gëzimi në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Zyra e saj tha në një deklaratë: “Siç mund ta dini, zonja e parë është e njohur për sensin e humorit, dashurinë për të papriturat dhe festimin e traditave, veçanërisht me familjen e saj. Dita e Shën Valentinit ka qenë gjithmonë një nga festat e saj të preferuara”.

Zonja e Parë e Amerikës dekoron Shtëpinë e Bardhë

Zonja e Parë e Amerikës dekoron Shtëpinë e Bardhë

 

Të fundit