Flash News

POLITIKOFF

Zuckenberg paralajmëron: Tashmë nëse bëni 'screenshot' në Messenger, të tjerët do e kuptojnë

Zuckenberg paralajmëron: Tashmë nëse bëni

Shefi i Meta dhe Facebook, Mark Zuckerberg ka paralajmëruar përdoruesit e Messenger-it që të kenë kujdes kur bëjnë "screenshot-e" të bisedave në Messenger pasi tanimë do dilni "zbuluar" me personin që po bashkëbisedoni virtualisht.

Nëse një përdorues shkrep foto të mesazheve që zhduken automatikisht pas 24 orësh, bashkëbiseduesi do të lajmërohet. Pra, nëse dikush ju dërgon një mesazh që nuk dëshiron të ruhet dhe ju bëni ‘screenshot’, njoftohet menjëherë dhe anasjelltas.

Përveç mesazheve, pjesë e këtij përditësimi do të jenë imazhet GIF, ngjitëset dhe reagimet

"Përditësim i ri për bisedat e enkriptuara të Messenger-it, në mënyrë që të merrni një njoftim nëse dikush bën screenshot nga ekrani i një mesazhi që zhduket. Ne po shtojmë gjithashtu GIF dhe reagime në bisedat e koduara gjithashtu,"- shkruan Zuckerberg.

Zuckenberg paralajmëron: Tashmë nëse bëni

Zuckenberg paralajmëron: Tashmë nëse bëni

Të fundit