Flash News

KRYESORE

Pollo: AMA, e kapur kokë e këmbë nga qeveria dhe oligarkët, Prokuroria të hetojë

Pollo: AMA, e kapur kokë e këmbë nga qeveria dhe oligarkët,

Ish-kreu i Komisionit Parlamentar për Median, deputeti i PD-së, Genc Pollo, nëpërmjet një deklarate për shtyp, në emër të Partisë Demokratike, mbështet ndërhyrjen e Prokurorisë tek AMA. Me anë të kësaj deklarate për media, Genc Pollo shkruam se Prokuroria t’i shkojë deri në fund nismës, pasi sipas tij “AMA eshte e kapur kokë e këmbë nga qeveria e oligarkët mediatikë pranë saj ka shkelur ligjin shpesh e rëndë”.

Ja deklarata e plotë: “Partia Demokratike përshëndet ndërhyrjen e sotme të prokurorisë në AMA dhe shpreh dëshirën që kjo nismë t’i shkojë gjërave deri në fund. AMA, e kapur kokë e këmbë nga qeveria e oligarkët mediatikë pranë saj, ka shkelur ligjin shpesh e rëndë për të krijuar një monopol mediatik të rrezikshëm për lirinë e shtypit e për demokracinë. Anëtarët e AMA-s, Gent Sala e të tjerë, mbajnë personalisht përgjegjësi penale për vendimet e kundraligjshme. PD do e ndjekë me vëmendje çështjen e do marri masat e saj deri në kthimin e ligjshmërisë në këtë institucion. Në komisioni parlamentar për median e kudo tjetër."

Të fundit