Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Ish deputeti i PD-së Genc Pollo mendon se nuk duhej të ishte Zoran Zaev që duhet të jepte dorëheqjen, por Edi Rama.
Ai shton se kreu i qeverisë shqiptare nuk e njeh Kushtetutën dhe nuk mban përgjegjësi për asgjë.
"Në qoftë se duhej të ikte një nga dy kryeministrat, ai ishte Edi Rama. Kryeministri i Maqedonisë, gjatë gjithë javës ka thënë “është përgjegjësia ime nëse nuk hapen negociatat”, largohem dhe tani njoftoi zgjedhje të parakohshme. Rama as premton, as njeh Kushtetutë, asgjë. Ai nuk e njeh përgjegjësinë. Ky është problemi”, tha Pollo për Syri TV.
Ai shtoi se opozita shqiptare duhet që të japë kontribut për reformën zgjedhore. “Të gjithë të tjerat janë në dorë të qeverisë”