Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Pollo kërkon përjashtimin e Ballës në Bruksel: E padenjë të kemi një padrino të baronit të drogës në presidium
Në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE, të mbajtur në Bruksel, nënkryetari i delegacionit nga opozita, Genc Pollo kërkoi largimin e Taulant Ballës nga bashkëdrejtimi i komisionit.
Pollo tha se është e padrejtë që Balla të jetë bashkëkryetar ndërsa tha se kjo është një trup edhe për mazhorancën e cila nuk e zëvendësoi.
Deputeti demokrat, tha se kjo është mbledhja e fundit e parlamentit ky Balla është bashkëdrejtues.
“Është e padenjë që Balla të jetë Bashkëkryetar. Është e padenjë të kemi një padrino të baronit të drogës në presidium. Turp për maxhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi! Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel. Me Ballën në majë të pirgut s'ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave
Eurodeputetët e sikletosur nga Balla. Ç'të bëjmë, zënë hundën me dorë e vazhdojmë punën. Eurodeputetët kërkojnë zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision, si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues”, tha Pollo.