Flash News

KRYESORE

Pollo: PD duhet të bëhet një analizë për faktorët që ndikuan në humbje

Pollo: PD duhet të bëhet një analizë për faktorët

Deputeti demokrat Genc Pollo, një prej emrave që ka kandiduar më parë për kreun e PD-së, ka komentuar situatën në selinë blu.

Në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, deputeti demokrat thotë se zgjedhjet e 25 qershorit kanë qenë në ndikuara edhe nga probleme tashmë të njohura siç është blerja e votës.

“Nuk e kisha pritur një rezultat të tillë. Ne dolëm forcë e dytë, por rezultati nuk ishte ai që prisnim”, u shpreh Pollo.

Ai tha se edhe në raportin e OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve përmendet disa herë fenomeni i blerjes së votës.Edhe PD e ka ngritur shqetësimin për këtë fenomen. Sakaq, edhe brenda PD duhet të bëhet një analizë për faktorët që kanë ndikuar në këtë rezultat.

Të fundit