Flash News

KRYESORE

Pollo për Bushatin: Bën sefte në Paris për të ndaluar emigrimin e shqiptarëve

Pollo për Bushatin: Bën sefte në Paris për të ndaluar

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook deputeti i PD Genc Pollo, ka ironizuar vizitën e Ditmir Bushatit në Francë. Sipas Pollos kjo vizitë e tij është për të penguar emigrimin e shqiptarëve, i cili sjell një tjetër problem të madh, atë të rikthimit të vizave Schengen.

Kujtojmë se shtimi i numrit të kërkesave të shqiptarëve për të fituar azil në shtetin francez ka vënë në alarm Ministrinë e Brendshme të Francës, e cila drejtohet nga Gerard Collomb.

Statusi i plotë:

Bushati sefte në Paris me qeveritarët e Presidentit Macron. Jo për investimet e tregtinë, as për integrimin në BE e as për ndonjë bashkëpunim tjetër dypalësh. Por për të ndaluar me plan masash kurbetin e shqiptarëve që tashti po kap kulmin e po lë pas Afrikën e Lindjen e Mesme. Si me rilindistët 1 ashtu dhe me ata 2.0. Shqipëria që deshëm? Francezët thonë se do të vijnë pas tre muajsh në Tiranë për të kontrolluar zbatimin. Përmendet mundësia e rivendosjes së vizave Schengen. Shqipëria që deshëm?

Të fundit