Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pollo për DW: Negociatat me Shqipërinë, pas plotësimit të 15 kushteve
Politikani Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-ministër i Partisë Demokratike në intervistën për Deutsche Wellen flet për plotësimin e parakushteve që liderët e BE i vendosën Shqipërisë në vendimin e tyre për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Pollo thekson dobinë që sjell monitorimi rigoroz nga KE i plotësimit real të parakushteve.
Deutsche Welle: Z. Pollo, sot (26 mars 2020) pritet që liderët e Bashkimit Europian, (BE) të vulosin vendimin për hapjen e negociatave të anetarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Si e vlerësoni ju këtë zhvillim, që mendoj, se në pamje të parë, u jep fund frenimeve dhe zhgënjimeve të deritanishme të dy vendeve nga premtimet e BE?
Genc Pollo: Në pamje të parë, siç thoni edhe ju, duket se u çelën negociatat! Dhe ky vendim politik në parim është i gëzueshëm për të tërë ata që dëshirojnë një Shqipëri europiane në BE. Shqiptarët duhet të jenë falenderues. Por ata duhet të dinë se negociatat faktike do të fillojnë vetëm kur Shqipëria e në radhë të qeveria e saj, të ketë plotësuar bindshëm jo më vetëm 5 kushtet e Komisionit Europian, jo më vetëm 9 kushtet e Bundestagut por plot 15 kushtet e Këshillit Europian. Kjo është e vërteta e madhe e vendimit të ministrave të BE. Kush e dëften këtë, përtej politikës partiake, mendoj se i shërben Shqipërisë europiane; kush hesht për këtë, përtej politikës partiake, mendoj se nuk e ndihmon Shqipërinë europiane. Kush do të vazhdojë të heshtë, do të vazhdojë të lyejë ”fasadat e Potjemkinit”.
Unë insisitoj pasi jam i bindur që tematizimi publik i kushteve europiane krijon ndërgjegjësimin shoqëror e kontribuon në formimin e vullnetit politik; ky i fundit është i domosdoshëm për përmbushjen e kushteve. Siç e thanë edhe ministrat europianë pas mbledhjes pardje, të marten, (24.03.2020) ata janë të interesuar për zbatim gjenuin e të vërtetë të ligjeve dhe jo për ligje në letër.
Deutsche Welle: Çfarë përkimi kohor arritjesh / zhvillimesh në Shqipëri, BE dhe rajon mund të kenë luajtur rolin e tyre në marrjen e vendimit për hapjen e negociatave, që si përmenda në krye të kësaj interviste, pritet të vuloset sot?
Genc Pollo: Argumentimi i disave në BE lidhet me avancimin e fuqive joeuropiane e jo miqësore në Ballkan. Por kjo nuk qëndron aspak në rastin e Shqipërisë. Të tjerë argumentojmë me zhvillimin e reformave. Por gjithnjë e më shumë janë ata në Europë që po e shohin “mbretin lakuriq” dhe po kritikojnë aspekte themelore të "reformave" përfshirë edhe të tilla që janë trajtuar si tabu. Të tjerë i qendrojnë strikt kushtëzimeve fillestare dhe si pasojë kemi 15 kushte të detajuara për Shqipërinë në konkluzionet e Këshillit Europian. Kjo është pa precedent me sa kujtoj unë. Gjithësesi vendimi mbetet i paplotë pasi, ndryshe nga praktika konvencionale, ai nuk përmban datën e fillimit të negociatave, dmth atë të dy konferencave ndërqeveritare që u paraprijnë fillimit të tyre. Vërej se për Maqedoninë e Veriut nuk pati asnjë kusht. Mendoj se nëse dy vendet tona do të ishin trajtuar veçmas atëhere Shkupi me siguri do e kishte marrë datën e negociatave.
Deutsche Welle: Atëhere si e shpjegoni ju votën pro për Shqipërinë të vendeve skeptike me në krye Francën ? Mendoj se shqetësimet e tyre kanë marrë një përgjigje.. e kam fjalën për arritjet e Shqipërisë apo për plotësimin e parakushteve që do të bëjnë të mundur hapjen reale / faktike të negociatave
Genc Pollo: Këto shtete i përcaktuan në vendim kushtet e tyre; ashtu siç bënë në 2019 e 2018. Pra në thelbin faktik integrimi i Shqipërisë është në vendnumëro. Po të lemë mënjanë fanfarën e vendimit në parim. Dhe e them sërish pa përmbushjen e 15 kushteve nuk ka negociata. Gjithashtu theksi është tek monitorimi rigoroz e jo shkel e shko siç aludohet për të shkuarën.
Deutsche Welle: Komisioni Europian, i drejtuar tanimë nga politikanja gjermane, Ursula von der Layen rekomandoi përsëri, në fillim të këtij muaji, hapjen e pakushtëzuar të negociatave me Shqipërinë, mbështetut besoj në arritjet esaj. Si e shpjegoni ju kontradiktën mes rekomandimit të Komisionit me vendimin e Këshillit Europian, për hapjes e tyre pas plotësimit të plotë të një varg parakushtesh, ju thoni janë 15 dhe gjithashtu monitorimit “të paepur” të plotësimit të tyre , sic është shprehur deputeti gjerman Wadehphul?
Genc Pollo: Këshillë e mirë për një politikan pro europian në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor është që të mos e teprojë me komente publike mbi kontradiktat brenda BE. Por tashmë dihet se ka patur një debat jo të kadifenjtë mes shteteve anëtare dhe Komisionit Europian për cilësinë e progres-raporteve. Komsioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, foli të marten, (24.03) për "restaurimin e kredibilitetit" të proçesit. Kjo është shumë pozitive për ne; dmth për Shqipërinë e Ballkanin por edhe për BE-në. Ndërkohë që deklarata kritike e zotit Wadephul për disa qendrime të ish zyrtarëve të Brukselit flet vetë; mjafton t'a lexosh.
Deutsche Welle: A jeni optimist z. Pollo se Shqipëria do t’i plotësojë në kohë parakushtet kryesore?
Genc Pollo: Po më kujtoni anekdotën antike të udhëtarit që pyet bariun sa larg është polisi dhe ky i fundit që ja kthen "ec!" ( që të shoh sa shpejt ecën). Ne si opozitë kemi rol në ndërgjegjësimin e publikut për kushtet; intervista juaj si edhe raportimi korrekt i mediave ndihmon. Roli specifik i opozitës është gjithashtu i rëndësishëm për reformën zgjedhore: një kusht madhor për hapjen e negociatave. Më tej opozita nuk ka rol specifik dhe gjithçka tjetër është përgjegjësi direkte e qeverisë e mazhorancës. Edhe zyrtarët e Komisionit Europian, të martën, (24.03) i kërkuan qeverisë të dalë me plan të qartë për plotësimin e kushteve.
Deutsche Welle: Cili është roli i konferencës së pare ndërqeveritare në hapjen e negociatave? Çfarë rëndësie ka ajo?
Genc Pollo: Pa u mbajtur konferenca ndërqeveritare nuk nisin negociatat e pranimit; por pa përmbushje kushtesh nuk ka konferenca ndërqeveritare.
DW: Opozita, ku bëni pjesë edhe ju si politikan, deklaroi se do të punojë që ta bëjë realitet hapjen e negociatave ose përndryshe do të bashkëpunojë me qeverine dhe aktorë të tjerë për të realizuar parakushtet, që cilat ju përmendët. A do të ktheheni në Parlament për të dhënë kontributin tuaj si opozitë brenda institucioneve?
Genc Pollo: Patjetër do të shkojmë në Kuvend! Përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Dhe meqë ra fjala në vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, jo vetëm miratimi por edhe zbatimi i reformës zgjedhore eshtë kusht që i paraprin konferencës së dytë ndërqeveritare, e cila çel negociatat faktike. Pra, e thënë më qartë, qeveria e dalë nga zgjedhjet parlamentare do të jetë ajo që do të ulet në tryezën e negociatave.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38