Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pollo për DW: Negociatat vetëm pas përmbushjes së 9 kushteve të Bundestagut
Në një intervistë dhënë për Deutsche Welle, ish deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo ka komentuar rreth refuzimit të BE-së për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Pollo tha se mund të ketë një shans tjetër pas gjashtë muajsh dhe se dëshiron të shpresojë në një lajm të mirë.
Përsa i përket ndikimit të Kinës, Rusisë dhe Turqisë në vendin tonë, Pollo u shpreh se kjo është diçka e pabazë.
Intervista e plotë
DW: Z.Pollo, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe kryeministri italian, Giuseppe Conte e quajtën gabim historik mungesën e vendimit nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ju si mendoni?
Genc Pollo: Të gjithë ne do të kishim dashur që Këshilli Europian të kishte vendosur pozitivisht. Pasi kështu do të hapej një faze e re dhe procesi i negociatave me Komisionin Von Der Leyen do të ishte shumë i dobishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Efektet e një vendimi pozitiv në drejtim të forcimit të shtetit ligjor dhe në përgjithësi të Kritereve të Kopenhagenit do të ishin të dobishme edhe për vetë Bashkimin Europian. Për fjalën "historik" nuk di çfarë t'ju them. Njoftimi zyrtar është se BE do të mblidhet në nivel të lartë për të shqyrtuar mundësinë e negociatave me dy vendet tona në pranverën e vitit 2020. Pra, pas gjashtë muajsh mund të ketë një shans tjetër. Dëshiroj të shpresoj në lajme të mira.
Të njëjtën dëshirë, që ju sapo e thatë kanë patur edhe kryeministrat e 25 vendeve anëtare të BE, që këmbëngulën për një vendim pozitiv, hapjen e negociatave. Le t'ju sjell në vëmendje dy argumentat e tyre kryesorë pro hapjes: kredibilitetin e BE dhe veҫoritë gjeo-strategjike të rajonit, përfshirë edhe rrezikun e rritjes së ndikimit të Rusisë, Kinës apo Turqisë. A shihni ju pasoja negative ne këto dy drejtime?
Genc Pollo: Po filloj nga e dyta dhe po flas vetëm për Shqipërinë, vendin tim. Shqetësimi i penetrimit apo rritjes së ndikimit në Shqipëri nga Fuqi të Treta nuk ka bazë. Popullsia jonë është masivisht proeuropiane, properëndimore dhe klasa politike e reflekton përgjithësisht këtë, të paktën retorikisht. Tek ne, prania ekonomike aktuale e ndonjë faktori të tille ende nuk justifikon shqetësimin e shprehur nga disa në Bruksel, se "mund të biem në prehrin e ndonjë (ish) perandorie tjetër”. Bezdisëse eshtë afërsia personale e Edi Ramës me figura ekstra europiane, por gjithsesi orientimi i përgjithshëm shoqëror nuk e ndryshon dot një kryeministër problematik.
Sa për kredibilitetin e BE, për mendimin tim, ai nuk dëmtohet nga kushtet e arsyeshme dhe nga këmbëngulja për zbatimin rigoroz të tyre. Shikoni sa me gëzim janë mirëpritur në opinionin publik shqiptar kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman me nismën e deputetëve të CDU/CSU-së! Nga ana tjetër mbyllja e syve, sidomos nga ekzekutivi i BE-së para problemeve reale të vendit, nuk ka qenë e favorshme për kredibilitetin e BE. Heshtja e gjatë para problemeve të drogës, zgjedhjeve dhe kapjes së shtetit, përfshi edhe institucionet e reja të drejtësisë, nuk ka ndihmuar një Shqipëri europiane. Ndoshta shkak ka qenë fiksimi me stabilitetin, ndoshta dëshira për zgjidhje sempliste për problemet e pambyllura, ndoshta tjetër gjë; por nuk ka ndihmuar! Shpresoj shumë që Komisioni Von Der Leyen do të rifreskojë qasjen ndaj zgjerimit me fokus sidomos në shtetin ligjor. Këtë kanë kërkuar edhe vende si Franca, dhe sot kancelarja Merkel e ka përkrahur fort këtë ide.
Ka dy vektorë në kundërshtimin e Frances, Hollandës dhe Danimarkës. Njëri është përqasja e re që kërkon Franca nga BE për zgjerimin; tjetri është që Shqipëria dhe Maqedonia Veriore nuk janë gati. Cili nga te dy mendoni se ka patur peshën kryesore në mosmarjen e vendimit nga Këshili Europian?
Genc Pollo: Unë shoh dy vektorë diku tjetër: në rast vendimi pozitiv, një vektor për Shqipërinë që negociatat i hapen faktikisht vetëm mbasi ka përmbushur 9 kushtet e Bundestagut Gjerman dhe jo më parë se të paktën një vit. Si dhe një vektor për Maqedoninë e Veriut që do të marrë direkt datën e negociatave. Ndërkohë në thelb unë nuk dalloj ndryshim të madh midis qëndrimit gjerman, italian, francez apo danez. Me të parin vendoset në parim pro negociatave, por ato hapen realisht, kur të plotësohen kushtet; me të dytin plotësohen fillimisht kushtet dhe pastaj merret vendimi për fillimin imediat të negociatave.
Zhurma e ekzagjeruar për mosmarrëveshje nuk lypset të mjegullojë këtë realitet. Ndërsa rishikimin e metodologjisë së zhvillimit, si ju thashë më lart, e shoh me shpresë. Shpresoj që Komisioni Von Der Leyen do të niset edhe nga mangësitë e gabimet me Shqipërinë për të arritur një përmirësim radikal. Dhe meqë përmendët Hollandën, ku njerëzit kanë namin se flasin troç e përtej taktit: lexova se kryeministri hollandez, Rutte deklaroi pas samitit se folëm gjatë për Shqipërinë dhe problemet e saj si p.sh. ndarja e pushteteve. Një problem i madh vërtet që nuk mund të tolerohet më.
Z.Pollo, po këmbëngul në pyetjen se kur e shihni te mundur që BE ta konsiderojë hapjen e negociatave si me Shqipërinë, ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut?
Genc Pollo: Nuk dëshëroj ta shoh kohën e hapjes së negociatave sikur të varet thjesht nga kancelarja gjermane Merkel, Presidenti francez, Macron apo liderë të BE. Kjo varet nga ne; sa do të jemi në gjendje të zgjidhim problemet, që të përmbushim si duhet nëntë kushtet gjermane. Dhe pyetja njëqindmilionshe është a mund të zgjidhen këto probleme me qeverinë që i ka shkaktuar ato?
Intervistoi: Ani Ruci, DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38