Flash News

KRYESORE

Pollo për ngjarjen tek Astiri: Të hetohet policia, banorët duhej të dëmshpërbleheshin

Pollo për ngjarjen tek Astiri: Të hetohet policia, banorët duhej

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo deklaroi se banorët që prekeshin nga projekti i Unazës së Re në zonën e Astirit, duhet që të dëmshpërbleheshin dhe jo të dhunoheshin nga policia e Shtetit.

Tridhjetetre banesa u prishën sot nga IKMT-së, pasi pengonin projektin.

“Janë njerëz që jetojnë në ato banesa prej më shumë se 20 vite , të cilët janë në proces legalizimi. Nuk kanë marrë certifikatën e plotë të pronësisë, por standardi ligjor i vendosur më herët në qeverinë e PD u njeh atyre të drejtën e një dëmshpërblimi, të drejtën e një kompensimi. Kjo qeveri ua mohon dhe kjo është kyçi”, tha Pollo në News 24.

Ai shtoi se pesë familje që kanë pasur certifikatë, kanë marrë në dëmshpërblim dhe 31 apo 32 u janë shembur banesat me orendi brenda. Ndërkohë kërkoi të hetohej ndërhyrja e policisë.

“Ajo që pashë unë ishte që policia kishte bllokuar qarkullimin dhe fadromat e shoqëruar po shembnin banesat. Banorët janë rrethuar dhe janë sulmuar pastaj me gaz. Gazi thanë se ishte edhe më i keq se në protesta e opozitës, kështu më thonë mua. Ky incidenti që ka ndodhur duhet të hetohet, ngjarja është skandaloze.”

Të fundit