Flash News

KRYESORE

Polonia do të braktisë Traktatin që synon parandalimin e Dhunës ndaj Grave

Polonia do të ndërmarrë hapa javën e ardhshme për t'u tërhequr nga një traktat evropian mbi dhunën ndaj grave. Kabineti qeveritar i krahut të djathtë të Polonisë ka deklaruar se do të tërhiqet nga një traktat evropian që synon parandalimin e dhunës ndaj grave, pasi përmbajtja e këtij teksti është shumë e “dëmshme”.

Konventa e Stambollit është instrumenti i parë i detyrueshëm në botë për parandalimin e dhunës ndaj grave, por Ministri polak i Drejtësisë, Zbignieë Ziobro, deklaroi ditën e sotme se nga e hëna (nesër), ai do të fillojë me përgatitjen e procesit zyrtar për t'u tërhequr nga traktati pasi teksti i tij u kërkon shkollave t’i ​​mësojnë fëmijët rreth gjinisë nga një pikëpamja sociologjike.

"Ky element ideologjik është i lidhur me imperativin për të ndryshuar arsimin në shkolla dhe jashtë programeve shkollore, për sa i përket të mësuarit, qëndrimet, bindjet e gjeneratës së re polake të studentëve për të bërë, për mendimin tonë, supozimin e rremë se seksi biologjik është arkaik , dhe në fakt gjithçka zbret në gjininë socio-kulturore ".

Partia në pushtet Drejtësi dhe Ligj (PiS) e Polonisë dhe partnerët e saj të koalicionit pozicionohen ngushtë me Kishën Katolike dhe promovojnë një axhendë konservatore sociale.

Qëndrimet e ashpra ndaj të drejtave të homoseksualëve ishte një nga çështjet kryesore të promovuara nga Presidenti Andrej Duda gjatë një fushate të suksesshme për rizgjedhje këtë muaj.

Po ashtu, Ministri i Drejtësisë,  Ziobro mendon se artikujt e kongresit në lidhje me edukimin e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe marrëdhëniet familjare në kontekstin LGBT nuk janë të pranueshme.

"Ne gjithashtu hedhim poshtë elementin LGBT për promovimin e marrëdhënieve familjare, një pikëpamje të propaganduar nga aktivistë nga qarqet e majta ose homoseksuale që duan të përkthejnë besimet e tyre në ligjin detyrues", tha ai.

[caption id="attachment_401297" align="alignleft" width="1023"] Protestuese pjesëmarrëse në protestën e së premtes kundër qeverisë polake që po planifikon të tërhiqet nga Konventa e Stambollit. Varshavë, 24 Korrik 2020.[/caption]

Këshilli i Evropës përmes një deklarate më herët këtë të dielë, u shpreh i "alarmuar" nga synimet e Polonisë për t’u tërhequr nga Konventa.

Rreth 2,000 njerëz, kryesisht gra dhe aktivistë të tjerë të të drejtave të njeriut protestuan në Varshavë dhe qytete të tjera të Polonisë këtë të premte kundër propozimeve për të refuzuar traktatin. Protesta u zhvillua përpara zyrave të Ordo Luris, një organizatë e krahut të djathtë që mbështet tërheqjen nga konventa.

"Qëllimi është të legalizohet dhuna në familje", tha Marta Lempart, një nga organizatoret e protestës të së premtes në Varshavë. Disa protestues mbanin pankarta ku thuhej "PiS është ferri i grave"."Ne nuk do të jemi viktima", ata brohorisnin ata.

PiS ka shprehur shqetësime për një kohë të gjatë për Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftën e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, të cilën Polonia e nënshkroi në dhjetor 2012 dhe e ratifikoi atë në 2015.

Sipas qeverisë, traktati është mosrespektues ndaj fesë dhe kërkon mësime të politikave shoqërore liberale në shkolla. Të djathtët i kanë bërë këto kritika edhe më herët, megjithëse në të kaluarën nuk ka shkuar aq larg derisa të kërkojnë tërheqjen nga traktati.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se dhuna në familje është rritur këtë vit në Evropë gjatë muajve të izolimit për shkak të përpjekjeve për të luftuar koronavirusin.

[caption id="attachment_401300" align="alignleft" width="714"] Protesters hold banners reading "Women's Strike" as they take part in protest against the Polish government plans to withdraw from the Istanbul Convention on prevention and combatting of home violence, in Warsaw, Poland on July 24, 2020. (Photo by Wojtek RADWANSKI / AFP) (Photo by WOJTEK RADWANSKI/AFP via Getty Images)[/caption]

Të fundit