Flash News

KRYESORE

Pompeo i uron Kosovës përvjetorin e Pavarësisë: Të inkurajuar nga ngjarjet e fundit

Pompeo i  uron Kosovës përvjetorin e Pavarësisë: Të

Me rastin  e 12-Vjetorit të Pavarësisë, Kosovës i ka ardhur edhe një urim nga drejtuesi i diplomacisë amerikane, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Në komunikatën e lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, nënvizohet mesazhi i fortë se sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës mbeten thelbësore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor.

Diplomacia amerikane nuk harron sigurisht që të përmendë edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, teksa nënvizohet fakti se pas zgjedhjeve të fundit dhe formimit të qeverisë, është hapur një mundësi të ripërtërirë për të realizuar mundësitë e saj të plota si për qytetarët ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje.

“Jemi inkurajuar nga ngjarjet e fundit që sinjalizojnë një lëvizje drejt lehtësimit të investimeve, turizmit, dhe lidhjeve tregtare dhe të njerëzve me Serbinë, të cilat paraqesin themelet për përparim të mëtejshëm në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në të ardhmen e afërt.

Për më shumë se një dekadë të dy vendet tona kanë gëzuar një partneritet të fortë mbështetur në vlera të përbashkëta. Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës mbeten thelbësore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor. Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën në udhëtimin tuaj drejt integrimit në institucionet transatlantike dhe do të vazhdojnë të punojnë për të forcuar sundimin e ligjit, për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të nxitur përparimin ekonomik për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në mesazhin e urimit të Sekretari Pompeo.

Të fundit