Flash News

KRYESORE

Pompeo nga Podgorica: Mali i Zi të marrë rol udhëheqës në rajon në luftën kundër korrupsionit

Pompeo nga Podgorica: Mali i Zi të marrë rol udhëheqës

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Popmpeo vlerësoi angazhimin e Malit të Zi për të përballuar sfidat e përbashkëta. Shefi i diplomacisë amerikane Mike Pompeo është i pari sekretar amerikan i shtetit që viziton Malin e Zi që kur ky vend shpalli pavarësinë 13 vjet më parë.

Pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviç, ai vuri në dukje mbështetjen amerikane në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe luftës kundër korrupsionit.

“ShBA presin nga Mali i Zi dhe qeveria e tij në veçanti, të marrin një rol udhëheqës në përpjekjet rajonale kundër korrupsionit, përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e mediave. Diplomatët tanë këtu janë të përkushtuar ndaj këtij misioni dhe do t'ju ndihmojnë ta realizoni si duhet”.

Pompeo shtoi SHBA është krenare që vazhdon partneritetin me Malin e Zi, i cili është një vend i rëndësishëm për stabilitetin rajonal. Ai përmendi marrëveshjen mes dy vendeve për blerjen 36 milionë dollarë të pajisje ushtarake. Kjo është shitja më e madhe e pasisjeve ushtarake nga Shtetet e Bashkuara për këtë aleat të NATO-s në Ballkan.

Amerikani shprehu angazhimin për të ndihmuar Malin e Zi të tërheqë më shumë turistë e biznese amerikane.

Kurse Markoviç, vizitën e sotme të sekretarit amerikan të shtetit në Mal të Zi e vlerësoi si historike

"Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Mal të Zi është historike. Pas vizitës së Nënpresidentit Mike Pence, kjo është një tjetër dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe se SHBA vlerësojnë aleancën tonë dhe rolin konstruktiv në rajon. Kjo vizitë është një shenjë e angazhimit të SHBA në rajonin tonë, sigurinë, stabilitetin”, tha kryeministri malazez.

Të fundit