Flash News

KRYESORE

Pompeo thirrje Kosovës të heqë tarifën ndaj Serbisë

Pompeo thirrje Kosovës të heqë tarifën ndaj Serbisë

Një ditë pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington i ka bërë thirrje Kosovës që të heqë tarifën ndaj Serbisë.

Sipas 'Zërit të Amerikës', thirrja e Pompeos u bë publike gjatë deklaratës së zëdhënëses së Departamentit të Shtetit. Pompeo u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe për të zbutur tensionet.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është e vetmja mënyrë për t’u hapur rrugën të dy vendeve për integrimin e ardhshëm në komunitetin e vendeve perëndimore. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë dhe të mbështesin palët për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe që të rrisë stabilitetin”, thuhet në deklaratë.

Të fundit