Flash News

KRYESORE

Ponari i lokalit kundër Frederik Ndocit: Unë nuk dua të bëj hamendësime të kota…

Ponari i lokalit kundër Frederik Ndocit:  Unë nuk dua të bëj

Më shumë zhurmë po bën tani sesa atë natë. Frederik Ndoci ka provokuar një sherrnajë në media, lidhur me një aksion policie që i ndërprehu koncertin live dhe për të cilin akuzoi kryebashkiaken Ademi. Mediat janë marrë gjerësisht me akuzat e kundërakuzat, ankimet dhe përgjigjet e njërit apo tjetrit. Së fundi, pas facebook, Ndoci fton edhe pronarin e lokalit të flasë. Pronari i lokalit në Velipojë, Lekë Marku, ku këndonte Frederik Ndoci, ka treguar se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk e kupton përse ndodh ndërhyrja e Policisë për të bllokuar këngëtarin të këndonte: “Unë nuk dua të bëj hamendësime të kota për shkakun e kësaj mënyrë që përdoret ndaj nesh, por di të them që nuk kam konflikt me askënd rreth e përqark restorantit. Që kur kemi vendosur, bashkë me bashkëshorten, të kemi muzikë live, kemi marrë aprovimin e të gjitha bizneseve që gjenden pranë nesh në mënyrë që të ishim të sigurt se nuk shqetësohej askush.

Jemi munduar që me të gjitha mënyrat të jemi brenda kushteve të lejuara, madje kemi kufizuar edhe punën në mënyrë që të ketë shërbim më të mirë. Sot, nuk kemi pse të shkojmë drejt falimentimit për arsye të kota. Kam marrë edhe pamje live të muzikës për t’i bindur të gjithë që asgjë nuk është e tepruar, përkundrazi! Kam regjistruar katër lokale që kanë muzikë të lartë dhe nivel krejt tjetër klientele dhe nuk duhet lënë, por nuk ndërhyn askush. Kam pamje të një nate më parë e le të shohin ambientin e të gjitha. Kanë ardhur njerëz dhe ikin kur marrin vesh që është mbajtur ky qëndrim. Ne e respektojmë orarin zyrtarë që është deri në 23:00 gjatë ditëve të javës dhe deri në 00:00, në fundjavë. Po presim përgjigje zyrtare për të mësuar se si do shkojë sot”.

Nga e gjithë kjo kuptojmë se konkurrenca mund të ketë nxitur forcat e policisë të ndërpresin koncertin e Frederik Ndocit. Por, prej disa vitesh F. Ndoci është bërë mjaft nervoz dhe herë pas here, në media, dalin lajme për “zënkat”, "qejfmbetjet" e fundit të tij.  

Të fundit