Flash News

KRYESORE

Populli britanik nderon Princeshë Dianën në 58-vjetorin e saj të lindjes

Populli britanik nderon Princeshë Dianën në 58-vjetorin e saj
Edhe pse nuk jeton më, Princeshë Diana ka qenë një ndër anëtarët e familjes mbretërore më të dashura të pallatit ‘Kensington’. Në 1 korrik, ajo do të mbushte 58-vjeçe dhe prandaj adhuruesit e saj kanë gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të nderuar kujtimin e saj. Ata u shfaqën jashtë pallatit mbretëror dhe çka e bën akoma më të veçantë ishte kur Princi William doli për t’i përshëndetur, megjithëse protokolli nuk e lejon këtë veprim. Duka i Cambridge ka diskutuar me të pranishmit për disa minuta dhe është shfaqur shumë i lumtur dhe i emocionuar para tyre. Më pas ai u rikthye në pallat. Princ William dhe vëllai i tij, Harry, e kanë vlerësuar gjithmonë mbështetjen e popullit britanik për nënën e tyre, para dhe pasi ajo ndërroi jetë.

Të fundit