All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"Por media është një forcë shumë e madhe", Princi Harry flet publikisht dhe për herë të parë pas largimit

"Por media është një forcë shumë e madhe",
All - Paragraf - 1

Princi Harry, Duka i Sussex, ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për largimin e tij nga pallati mbretëror. Në fjalimin  e tij, Harry ka treguar se nuk ka qenë aspak e thjeshtë.

All - Paragraf - 3

Vetëm disa ditë më parë, çifti bënë publik vendimin që do të tërhiqeshin nga jeta e tyre mbretërore për të qenë të pavarur financiarisht dhe të ishin njerëz të thjeshtë, si dhe që do jetonin mes Anglisë dhe Amerikës së Veriut.

Ky lajm bëri bujë në të gjithë mediat britanike, por jo vetëm.

Në fjalimin e tij që bëri mëngjesin e të shtunës, shprehu një trishtim të mdh për largimin e tyre nga pallati mbretëror:

"Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime dhe një vend që unë e dua. Kjo s'do të ndryshojë kurrë. Vendimi që unë mora për vete dhe bashkëshorten time, për t'u tërhequr nuk ishte i thjeshtë. U mor pas shumë muajsh bisedimesh dhe shumë vitesh plot sfida. Jo gjithmonë i kam bërë gjërat siç duhet, por kështu siç shkuan, s'kishte asnjë opsion tjetër. Shpresa jonë ishte të vazhdonim t'i shërbenim Mbretëreshës, federatës dhe ushtrisë, por pa përdorur fondin publik. Fatkeqësisht, kjo s'është e mundur."

Çifti Sussex nuk do t'i përdor më titujt mbretërore dhe nuk do të punojnë më në funksion të mbretërisë si dhe do të kthejnë mbrapsht taksapagueseve britanikë rreth 2.4 milion paund, të përdorura për rinovimin e shtëpisë në Frogmore Cottage.

"E pranova këtë vendim duke ditur se kjo s'do të ndryshojë atë që unë jam, apo përfshirjen time në familje. Unë i përkas kësaj lloj jete dhe ka qenë një nder i madh për mua t'i shërbej këtij vendi dhe mbretëreshës. Kur humba nënën 23-vite më parë, ju më morët nën krahët tuaj. Më keni përndjekur për shumë gjatë, por media është një forcë e madhe, por shpresoj që mbështetja jonë për njëri-tjetrin të jetë edhe më e madhe se ajo. Do të kem gjithnjë respekt maksimal për gjyshen time dhe jam ekstremisht mirënjohës për të dhe gjithë familjen time, si dhe për respektin që ata kanë treguar ndaj Meghan-it muajt e fundit,"- u shpreh Harry.

Të fundit