Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Akademiku Artan Fuga ka zgjedhur qytetin e Pogradecit për të pushuar e për t’u freskuar ca ditë. Nën shoqërinë e miqve të tij, dhe “poradecarëve”, Fuga hedh disa penelata të shpejta për qytetin, pushimet dhe situatën në të cilën jetojmë. Me nota humori, ironie e sarkazme, por edhe dhimbjeje për gjendjen ku është katandisur qyteti i Lasgushit, Fuga i ve pikat mbi i, për ata që dinë të lexojnë e të kuptojnë. Ja shkrimi i plotë i Prof.Dr. Artan Fugës, i postuar mbrëmë në facebook:
“Poradeci si Pogradec
Hangrëm një akullore te Kapri në Pogradec. Hezitim i madh midis një akulloreje stërmadhe dhe një xupi që shkrin në gojë atje. Te Hotel Enkelana sheqerparet dhe tollumat i konkurrojnë. Te rruga Rinia ka byreqe me gjizë, domate, hithra të lëpish gishtat e dorës.
Të dorës tënde o budalla jo të guzhinjerit.
Vende parkimi plot, por 50 leka ora.
Kanë mësuar këta nga zgjuarësia rrjepëse e Tiranës.
Te ajo rrugë, dy kafe dhe një shishe ujë akull 150 leka.
Ka lezet.
Të merr në qafë lakrori te dy byrektoret anash gjolit.
Nuk e di se përse leh pa pushim qeni i Lasgushit te monumenti.
Se këta kujtojnë se janë në poezi, te Poradeci i Lasgushit, harrojnë se janë në Pogradec.
Rruga e gjolit po është poradec, kurse matanë në rreshtin e dytë e më tutje nis pogradeci.
Mbaron poezia dhe nis proza.
Nisin fjalimet elektorale.
Rrugët për ibret. Fasadat tmerr. Lulet sikur ka kaluar karkaleci i Myzeqesë. Një trotuar nuk gjen të rregullt. Vitrinat e dyqankave si mos o Zot! Vizimet e rrugëve dhe sinjalistika sikur je në Mars.
Ca hotele ja vlejnë, por ca të tjera nuk ka turist që i honeps dot. Si kazerma ushtarësh rusë në Afganistan.
Autobuz nuk pash për urban. Rrugët gropa gropa.
Ama kulaçi “Te Kocoja” ishte një mrekulli.
Cfare e do belushkën e gjolit para kulacit të së zonjës.
Të kam parë në televizor më tha, je analist.
Cfarë jam? – e pyeta.
Ja analist ja politikan më tha, më pëlqen!
Mua më pëlqente kulaci për vdekje.
Një copë kulac e nderroj me katër analista.
Buzë gjolit dhjetra burra luajnë dominonë.
Hajde jek pesa hajde!
Njerëz plot.
Intelektualë nga Tirana.
Por janë qenie pa të drejta aty. Janë banorë, por jo qytetarë.
Kanë apartamente banimi aty, o m’i gëzofshin e trashëgofshin! Por të drejtë vote nuk kanë atje. Janë si metekët e qyteteve helenike. Si gratë në qytetet mesjetare.
Banorë gra mesjetare.
Dhe thonë ca na vodhën votat! Këta nuk duan të drejtë vote bre.
Se poqese do të ishte ndryshe do të mblidheshin pasditeve pas shullimit në freskun e liqenit dhe do të pleqëronin si ta bëjnë europian atë qytet.
Nuk ndihen në qytetin e tyre dhe nuk kanë asnjë fantazi politike. Në drekët flihet mirë në Pogradec.
Ore e morrët vesh? Thoshte njeri.
Në Tiranë nga vapa kishin vdekur treqindmijë vetë. Në Durrës gjysëm milionë njerëz ishin mbytur në det.
Rrini se jeni mirë këtu: Ne kjo rruga buzë gjolit na duhet, se çfarë bën hallku pas kurrizit tonëandej nga rrënojat nuk na duhet gjë.
Shoh me zili dhjetra dyqane që shesin bishta fshesash, kanoçe, xhezve.
Ku ka turist për së mbari që pranon të vijë në një qytet ku ka karakatina që po të dolën në ëndër të duket se je duke jetuar te filmi The last man bashkuar me filmin The day after.
Sa lekë bën kjo kthina këtu bre për një natë?
Tridhjetë mijë leka të vjetra zotëri!
Brenda vinte aroma e trupit të tjetrit që po bënte dush në apartamentin fqinj.
Dritarja e ajrosjes të wc sime në hotel binte te dhoma e komshiut dhe anasjelltas.
Dëgjova për gjysëm ore rresht dialogun si më poshtë:
Të kam thënë o burrë, kur shkon në banjo në fillim hiq pantallonat pastaj brrekët.
E moj e uruar e, gjithmonë harroj!
Gjithë natën nuk më zuri gjumi duke menduar sesi mund të ketë burrë nëne ta bëj dot këtë!
Liqeni bosh. Ore ku e gjuajnë belushkën këta? Se anije peshkimi nuk pashë aty unë. Lëre anije turistike për shëtitje në liqen.
Te ish komiteti i partisë, aty te bashkia pashë dy fotogradfi si ato të antarëve të byrosë politike dikur. Më një anë Edi Rama, në tjetrën Lulzim Basha.
Të plasi armiku nga uniteti parti – popull.
Sidomos revizionistët titistë – më tha te veshi roja e parkingut që shtoi se bënte masterin për juristikë historiko-analitike në një universitet privat në Elbasan, aty afër ku rrjedh i kulluar lumi Lana anash shinave të tramvajit që u inagurua para pesë vjetëve.
Bukur kishin dalë në resme. Mendueshëm.
Ca rrugë dukej se po shtroheshin. Kot. Lekë të hedhura në wc. Pogradeci që të bëhet Poradec i duhet një plan total rregullimi urban. Jo andrime. Një plan dhjetvjecar. Minimumi. Hidhuni more deri në Ohër dhe merrni shembull nga maqedonasit!
U bëmë ne t’i japim mend Maqedonisë si t’ja verë emrin vetes!!!
Edhe Struga është si Manhatan para Pogradecit.
Rruga e re buzë liqenit e inaguruar vjet, Sivjet po meremetohet.
Rahmet paç!
Po turp nuk keni mo që rrini në fresk nëpër një lulishte të lodhur brenda një qyteti pis, të ndarë në dysh.
Hotel turizmi i vjetër i ngjan skenografive horror si te filmat e Vincent Price. Horror. Plehrat anash gjolit uluritëse. vajta te qeni i Lazgushit dhe nisa të leh edhe unë.
O pika këtyre që pushojnë në këto plehraaaaaa!
Ndaaaaal ! – bëtiti një poradecar i mirë si janë ata të gjithë,
Përpak kisha ecur mbi ca heshta të ngulura në xhade pa asnjë shenjë paralajmëruese.
Do të ishte çarë goma o xhaje! më tha një burrë tepër i moshuar.
Mëngjesin në hotel nuk e hante dot as derri. Duhej t’i thoshe vetes : jam në poradec që ta haje.
Vezën e skuqur ja hodha qenit të Lazgushit të madh që nga penxherja. Ai e shtyu me putër dhe nuk e preku.
Ore ku bije rruga për Korçë këtu? – pyes te pika e karburantit.
Mbaja drejt, më thotë ai i miri.
Qeni më leh nga monumenti.
Pushuesit nuk e dëgjojnë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38