Flash News

KRYESORE

Pornostarja rrëfen lidhjen me Trump, i kërkon falje Melanias

Pornostarja rrëfen lidhjen me Trump, i kërkon falje Melanias

Aktorja Playboy e cila është shprehur se ka pasur lidhje me presidentin Trump gjatë kohës kur ishte i martuar me Melanian, ka kërkuar falje ndaj Zonjës së Shtëpisë së Bardhë.

Ajo ishte e ftuar në programin e CNN të Anderson Cooper, ku foli rreth lidhjes së saj me Trump. Kur Cooper e pyeti se nëse po e shihte Melania këtë intervistë çfarë do ti thoshte, aktorja u përgjigj: "Më vjen keq, nuk do doja që ajo që i ka ndodhur asaj të më ndodhte dhe mua".

Cooper e pyeti gjithashtu edhe nëse ishte penduar për lidhjen, e cila mendohet se ka zgjatur 10 muaj në vitin 2006, pornostarja tha se ndjen keqardhje që ai ishte i martuar dhe se arsyeja pse e la ishte se ajo filloj të ndihej në faj për këtë fakt.

Aktorja gjithashtu u shpreh se presidenti kishte treguar gjithmonë respekt ndaj saj, dhe se në zgjedhjet presidenciale kishte votuar Trumpin.

Thuhet se Melania ka debatuar me Trump për këtë histori, por presidenti mohon akuzat.

Të fundit