Flash News

KRYESORE

“Porosi e shefit deri në 5 mijë euro”, zbardhet skema e korrupsionit mes juristes dhe drejtorit të Hipotekës në Shkodër

“Porosi e shefit deri në 5 mijë euro”, zbardhet skema e

Zbardhen detaje të reja lidhur me arrestimin e drejtori i Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka dhe bashkëpunëtores së tij juriste, Frida Mirashi.

Prokuroria e Shkodrës ka sqaruar skemën e korrupsionit , ku ishte i përfshirë kreu i Hipotekës. Mësohet se bashkë me juristen ndërmjetëse, ai kërkonte shuma deri në 5 mijë euro, duke regjistruar disa praktika tërësisht në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikimet përkatëse në DAMT dhe në Komisionin e Verifikimit të Titujve të Pronësisë.

“Bëhet fjalë për praktika të caktuara, për të cilat më parë është marrë vesh për pagimin e shumave të kundërligjshme, deri ne 5000 euro apo i mban në pritje të ofertave nga të interesuarit. Në momentin që merr përfitimin e kërkuar, i kalon praktikat përkatëse tek juristët e zonave, në disa raste vetë dorazi, në disa raste të tjera nëpërmjet juristes Frida Mirashi.

Kjo e fundit rezulton të ketë bashkëpunim të ngushtë me të, dhe për zonat që nuk mbulohen prej saj, kjo e fundit ua kalon specialistëve të tjerë me shënimin “Porosi e shefit”, duke kërkuar përfundimin e praktikës menjëherë,” sqaron prokuroria, shkruan balkanëeb.

Përveç sa më lart, gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, ka regjistruar disa praktika tërësisht në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikimet përkatëse në DAMT dhe në Komisionin e Verifikimit të Titujve të Pronësisë.

Lidhur me juristen Frida Mirashi, gjatë hetimeve rezultoi e provuar se kjo shtetase ka pasur bashkëpunim të ngushtë me shtetasin Zamir Leka.

Të fundit