Flash News

KRYESORE

Porosi për vendoret, Rama në Kryesi: Ja kur mblidhet asambleja

Porosi për vendoret, Rama në Kryesi: Ja kur mblidhet asambleja

Partia Socialiste mblodhi sot në mëngjes Kryesinë e saj, ku u diskutua për procesin e 30 qershorit.

Mësohet se në fund të korrikut Partia Socialiste do të mbledhë asamblenë.

Rama ka kërkuar që të bëhen mbledhje dhe analiza në lidhje me procesin e 30 qershorit me asambletë e PS-së në çdo bashki.

Ai po ashtu ka kërkuar të ketë diskutime për rezultatet zgjedhore dhe ecurinë e procesit të konstituimit të këshillave bashkiake dhe kryetarëve të rinj.

Kjo mbledhje vjen menjëherë pas deklaratave të djeshme të presidentit Ilir Meta, dhe ofertës së tij për t’i dhënë fund krizës.

Propozimi i Metës për zgjidhjen e krizës ishte që në 13 tetor të zhvilloheshin, përveç zgjedhjeve për pushtetin lokal, edhe zgjedhje për Kuvendin dhe presidentin.

Ky propozim i Metës u prit në heshtje nga Rama, i cili si rrallë herë nuk i ka komentuar deklaratat e presidentit.

Të hënën pritet që maxhoranca të ngrejë një komision hetimor për të verifikuar shkeljet e Metës në caktimin e dekretit të ri për zgjedhjet vendore.

Të fundit