Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Vuçiç u jep porosi serbëve të Kosovës: Qëllimi është zgjidhja e përbashkët
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po vijon takimet në Kosovë ditën e sotme. Gjatë vizitës së tij në manastirin e Banjskës Vuçiç i kërkoi Krimeve të Rënda që të bëjnë të pamundurën për zbardhjen e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç.
Vuçiç porostiti të gjithë serbët e Kosovës që të lënë menjëanë mosmarrëveshjet dhe të gjejnë zgjidhje për të dyja palët.
“I porosis shqiptarët, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve”, tha Vuçiç.
“Shteti i Serbisë do të vazhdojë të ndihmojë serbët në Kosovë dhe Metohi, për të siguruar përparimin e tyre ekonomik dhe për të gjetur mekanizma të reja për të siguruar sigurinë e tyre dhe për t’u marrë me krimin dhe korrupsionin”, ka thënë Vuçiq, raporton Express.
Kujtojmë që Vuçiç ka arritur në Kosovë sot përmes pikës kufitare të Jarinjës rreth orës 10 e 45 dhe do të zhvillojë një sërë takimesh.