Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Portalet i binden Ramës, AKEP: Hoqën vullnetarisht reklamat për lojërat e fatit
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka reaguar pas vendimit të qeverisë për heqjen e reklamave publicitare mbi lojërat e fatit, nga mediat dhe portalet.
AKEP njofton se në bashkëpunim me Autoritetitin e Mediave Audioviziove ka kryer sot verifikimin e faqeve e ëeb-ve. Nga kontrollet e ushtruara rezultoi se nga ana e mediave dhe portaleve online ka patur një veprim efikas në heqjen vullnetare të reklamave nga faqet e internetit deri në orën 17.00 të ditës së sotme.
Deklarata e AKEP:
Mbi verifikimin dhe bllokimin e faqeve domain me përmbajtje publiciteti mbi lojërat e fatit në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore ne fuqi.
Në mbështetje të Ligjit Nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” AKEP në bashkëpunim me Autoritetitn e Mediave Audioviziove ka kryer sot verifikimin e faqeve ëeb në domain. al dhe nën domain-et .gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al dhe domaine të tjera( si psh .com, .net etj), të cilat përmbanin publicitet mbi lojërat e fatit në kundërshtim me nenin 9 pika 2 të Ligjit Nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Pas verifikimeve të kryera, grupi i punës në AKEP ka konstatuar se nga ana e mediave dhe portaleve online ka patur një veprim efikas në heqjen vullnetare të reklamave nga faqet e internetit deri në orën 17.00 të ditës së sotme, 10 tetor 2018.
Ndërkohë që AKEP në bashkëpunim me AMA dhe institucionet e tjera të përfshira do të vijojë monitorimin e zbatimit të legjislacionit në këtë fushë dhe do të bllokojë çdo domain i cili do të tentojë të rikthehet në praktikën e shkeljes së ligjit në këtë drejtim.