Flash News

KRYESORE

Portieri i Juves tregon të pathënat: Kam bërë një këngë dashurie!

Portieri i Juves tregon të pathënat: Kam bërë një

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, ka folur në lidhje me karrierën e tij si portier. Ai ka treguar se është bërë portier prej babait të tij, ndërsa tregon dhe pjesën e tij të ëmbël.

"Unë u bëra portier kryesisht prej babait. Që atëherë, në rini, isha gjithnjë më i gjati. Po ashtu, isha më i mirë me duar sesa me këmbë. Të qenit portier është diçka që lind, nuk bëhesh rrugës.

Pijet e mia të preferuara janë ato të thjeshta, sepse nuk dua të bëj asgjë të gabuar në përgatitje. Djali im? Ai është një vjeç e pesë muajsh dhe tashmë po përpiqet të kap topin me duar. Nuk e di se çfarë do të bëhet kur të rritet, portieri si unë apo këngëtar si gruaja ime.

"Ai mund t’i bëjë edhe të dyja. Një herë shkrova tekstin e një kënge dashurie për gruan time dhe ajo e pëlqeu, por i thashë të mos i thoshte asgjë kujt. Eshtë e çuditshme të shohësh një burrë prej dy metrash që shkruan vargje dashurie". 

Të fundit