Flash News

KRYESORE

Portieri spanjoll Iker Casillas pëson atak kardiak

Portieri spanjoll Iker Casillas pëson atak kardiak

Portieri Iker Casillas është dërguar me urgjencë në spital për shkak të një sulmi në zemër. Gjatë kohës që po trajnohej për ndeshjen e radhës, Casillas ka pësuar atak kardiak.

Sipas BBC, gjendja e Casillas është në një gjendje të qëndrueshme dhe nën vëzhgim.

Një deklaratë e Porto thotë: "Casillas pësoi një infarkt miokardi akut gjatë sesionit të trajnimit të mëngjesit të së mërkurës në Qendrën e Trajnimit të PortoGaia në Olival."

Gjithashtu, edhe ish-klubi i tij, Real Madrid, ka postuar një deklaratë për portierin:

"Real Madrid dëshiron të transmetojë të gjithë mbështetjen për kapitenin e dashur Casillas."

Të fundit