Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Luçiano Boçi
E kam fjalën për llaxoren tonë që na sillet çdo ditë nëpër këmbë e nëpër jetë, e na detyron revoltën e poshtshënuar.
Llaxorja nuk pushon nga mëngjesi në darkë. Nis pi kafen herët e papritur të shfaqet llaxorja, që ta ngec kafen në fyt. Shkon në punë, llaxorja po aty prezent, me shkresa e pa shkresa, me urdhra absurdë e me hajdutëri, batërdi e harbutëri.
Ke drojë të hysh në Facebook, sepse e ke gjithmonë prapa faqes me gjuhën e saj të gjatë, pa kut e pa moral, pa din a pa imam. I bërtet Kadriut, i hakërrehet Sabriut, përkëdhel Domenikën. E ç’nuk sajon llaxorja!? Kë nuk mban në gojën e ligë e kë nuk shan.
Vdes për intrigën, e qan hipokrizinë, është njëshe për kollare. Mjeshtre e dallaveres, simbole e mashtrimit, ylle e babëzisë. Del shëtitje, ajo të del kudo përpara. Shkon në teatër, të shpifet befas. Zbret në bulevard, të ndez dritat e kryekazinosë.
Hap televizorin, aty e ke në çdo kanal, duke llomotitur pa pikë e presje serinë e batutave, si seriale turke, duke u ngrefur dhe shkrefur, duke kruar kokën, hundën, por dhe kurrizin që ka filluar t’i hajë shumë.
Llaxorja nuk di të ndalet. Llaxorja nuk përmbahet. I duket vetja Konicë, Nol e harron që është bërë kaqol.
Megjithëse, një ditë njerëzit vendosën që llaxoren ta vendosin në krye të punëve, me dëshirën e shpresën se do harronte zanatin e vjetër, përsëri e përsëri ajo nuk ndryshoi. I prenë kostumet e fundit me rrobaqepës special, hipur çarterave personalë e përsëri llaxore mbeti.
Ia mbushën e i mbushi xhepat e thasët plot me para e prapë llaxorja nuk hoqi dorë nga profesioni i saj i lloqeve. E ulën në tavolina të fisme, por nuk ndryshoi e nuk ndryshoi, sepse sipas dëshmitarëve miq të kohërave të kaluara, në mes që në mes të dhomës vazhdon ta bëjë e ta lejë.
Pështyn, ndyn, jargavit, qurravit pa pushim 24 orë në 24. Ndërkohë si e çmeritur bërtet ekraneve, kur i plasin të vërteta para syve: “Shpifjeeeee, shpifjeeeee”!!!!
Majë plehut të pushtetit të vet rri e rrëmon në plehra, për të gjetur aty ndonjë nga ato “dy gishta letrash”, kundër miqve e nderbërësve të vet të dikurshëm që i shtruan rrugën e pushtetit.
Sepse llaxorja nuk ka as mirënjohjen më minimale dhe as turpin më të vogël. Tani llaxorja vret e pret, gjëmon e bubullon, vjedh e grabit pa ju dridhur zëri e qerpiku. Dhe pse dikur, vetëm kuiste para mikrofonit dhe me duart që i dilnin tepër, ngrinte rripin e pantallonave.
Nuk ka nevojë më as për mentorin, as për kryeredaktorin, sepse si balerin modern, piruetat 360 gradëshe, dhe hapjet e portave të budallallikut i ka shndërruar në mënyrë sjellje dhe mjet ekzistence, sepse në delirin e tij malinj, të gjithë i duken tashmë kadrinj.
Llaxorja ka kapërcyer çdo kufi, çdo normë, çdo moral. Me një laps hedh në rrugë për të bërë një minirrugë, mijëra njerëz. Nën histerinë e pushtetit prish pa një pa dy shtëpi e katandi, e po kaq kollaj pastron para, mbjell krim, vret shpresa e shkatërron të ardhmen.
Nga goja e ndyrë ka kaluar tek ligjet e ndyra, tek veprimet e ndyra, tek shteti i ndyrë, tek drejtësia e zgjyrosur. Sepse cdo gjë nis në fillim nga fjala…
Për eurot e oreksit të vet, llaxorja jo vetëm llap, por dhe kafshon objekte historike, trashëgimi kulturore. Zapton ekrane, hyn nëpër kazane, fal dete e bën adete.
Ndërsen policë ndaj hallexhijve të lënë mes katër rrugëve, shpall dëshmorë telefonash, tërheq zvarrë nëna, gra e fëmijë, burgos ish të burgosur politikë. Madje thyen me përdhunë gishta adoleshentësh e në shenjë hakmarrje e prangos tinëzisht njerëz për t’i përkulur.
Shantazhon qytetarët e thjeshtë, i hakërrehet kundërshtarëve politikë e mediatikë, pa e kuptuar që huri i pushteti ku është ulur është me majë. Llaxorja ka dalë nga shinat - bërtasin njerëzia e ditur, po pak po e dëgjojnë.
Kështu ka qenë gjitmonë - thonë miqtë e vjetër, por pak po e besojnë. Megjithatë kallaji ka filluar të shkrijë dhe nën të, bakri i ndyshkur po shfaqet dita-ditës. Ato që e ngritën aty ku është, nuk po e durojnë më dot e sot e shohin si kryeveprën më të shëmtuar të profesionit të tyre.
Kanë rënë pishman. Por llaxorja e di mirë që pishmanin e merr era, karrikja mbetet. E karrikja për të është më e shtrenjta, më e mira dhe më e bukura. Për të i bën të gjitha.
Prandaj, për “t’i mbyllur gojën” llaxores, nuk mjaftojnë vetëm shkrimet, vetëm faktet e “lumturive” të para të tij, e as vetëm kapërcimi e anashkalimi i kazanëve që me lugën e drunjtë, ai i komandon nga zyra e vet me kosh brenda e jashtë. Nuk mjafton as “ta varësh prej gjuhe”.
Për “t’i mbyllur gojën” llaxores nuk duhet t’i fusim shuk topin e basketbollit, por duhet t’i heqim karriken, sepse ajo është spina që furnizon me ligësi çdo folje e veprim të tij.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38