Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Nuk është Tirana që e shpjegon thelbin e ngjarjeve politike në Shqipëri përgjatë 5 vjetëshit qeverisës të Edi Ramës nën siglën pretencioze të Rilindjes. Aspak kështu. Eshtë Dibra. (It's Dibra stupid!)
Dhe ja se pse.
Nëse nuk ua ka kapur veshi lajmin, prej disa ditësh, në Bashkinë e këtij qyteti ka patur një konflikt që ka shkuar deri në përdorim të hapur dhune. Shkopinj bejsbolli dhe arrestime. Pjesëmarrës në kërleshje janë identifikuar përfaqësues të dy partive aleate, asaj Socialiste dhe PDIU. Motivi është bërë publik si përplasje për ndarje pushteti, territori dhe ndikimi në pushtetin lokal. Muharrem Rama, kryetari socialist i Bashkisë ka patur një përplasje të hershme, ekspozuar edhe në foltoren e Kuvendit, me Reme Lalën, deputete e PDIU. Lalës, me sa duket i ka ardhur dhe kaluar koha që të marrë mbrapsht atë pjesë të investimit që ajo dhe rrethi i saj kanë përballuar në zgjedhjet vendore dhe më pas ato kuvendore.
E afërt me Aqif Rakipin dhe Bujar Muçën (dy deputetë të PDIU-së tashmë jashtë Kuvendit), zonjusha Lala formoi një grup parlamntar ad interim, i cili i shërbeu për dy qëllime: për t'iu ofruar Ramës si amortizator politik në rast nevoje, dhe për të zmbrapsur Shpëtim Idrizin e mbetur jashtë parlamentit.
Si Ramës ashtu dhe Idrizit, jo Remja por filozofia që ata zgjodhën për të vajisur mekanizmin e një pushteti okult, u ka shkrepur mbrapsht si bumerang apo, thënë shqip, një pushkë difektoze. Reme Lala një vajzë e re, është vetëm fytyra simpatike, makiazhi, maska, rinia e hedhur mbi një dekompozim politik të ashtuquajtur Rilindje. Edhe emri i saj në këtë editorial është vetëm për faktin se ajo shpjegon një qëndismë politike të menduar si të hollë, por sa kohë që koha kalon, i zbulon tegelat e qepur keq.
Edi Rama e ka thënë se mund të bëhet rrobaqepës kur të tërhiqet nga politika. I veshur për vete me Brioni, ja kostumi politik Dibroni që ai i ka qepur dhe veshur një krahine që mbahet me të madh për mençuri, ironi, për orbi më shumë se urbi.
Si ia pranuat Ramës këtë pajë qesharake?
Ta fillojmë kur filloi e gjitha. Me Shukri Xhelilin, kryebashkiakun socialist të Dibrës i cili u filmua në përpjekje për të joshur një vajzë të re në këmbim të një vendi pune në zyrat e tij. Skandali, përveçse politikisht dëmtues, e çoi edhe në ndjekje penale dhe arrestim, duke e shtyrë Dibrën drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Edi Rama kandidoi Muharrem Ramën. Partia Demokratike Sherefedin Shehun. Diferenca e votave, në zgjedhjet pararendëse, mes Xhelilit të PS dhe Krosit të PD pat qenë e vogël. Ky fakt, plus skandalin e kryebashkiakut socialist dhe dijeninë se Dibra nuk i ishte gëzuar asnjë pune, si nga qeveria qendrore dhe as ajo lokale, të ndihmonin në logjikën se gara do fitohej nga demokratët, ose do të mbyllej ngushtë, pavarësisht fituesit.
Nuk ndodhi kështu. Muharrem Rama e shumëzoi me disa herë diferencën e votave me rivalin, krahasuar me zgjedhjet e fundit. 'Skedina' e parashikimeve politike nuk e pranonte një rezultat të tillë. A kish qenë e fiksuar ndeshja nëpërmjet një basti që nuk merrte parasysh asnjë kriter të politikës, garës, kronikës apo historisë?
Propaganda qeveritare dhe fortafolësit e saj mediatikë nuk pranonin as që dyshimi të ngrihej. Gjithçka i faturohej Partisë Demokratike, e futur thellë në hamburgerin trekatësh PS-LSI-PDIU. Eshtë në zakonin e sharlatanëve që ta gjejnë heroin mes të padrejtëve dhe të mos ia njohin të drejtën të mundurve.
Koha rrodhi dhe atë që ajo nuk ta jep si skeptër pushteti ta ofron si rivendikim moral. Në terma të politikes kjo nuk ka rëndësi, por çfarë rëndësie ka kjo për rivendikimin. Ky i fundit erdhi në formën e një hetimi italian dhe një dosjeje voluminoze që shpjegonte, me detaje dhe pa dyshim, mekanizmin që lidhte krerët e Policisë, ministrin e Brendshëm dhe trafikantët e drogës. Nuk bëhej fjalë për dosje, por për Fjalorin Politik të Rilindjes.
I cili shpjegonte edhe Dibrën. Si ishte marrë ajo nga dy Ramët dhe Remja, që formonin triremëshin triumfant të krahinës që nuk ishte marrë nga Hajredin Pasha i Turqisë (o po i vjen Radikës), por nga azganët e një Çamërie që përpëlitej në mosnjohje në Gjirin e Artës dhe bëhej 'republikë' në luginën e Drinit të Zi.
Ky bashkim i pashenjtë, ku bëhen bashkë dibranët e konvertuar në çamë, cubat në agjitatorë politikë, droga në gerrymeandering elektoral, çunat e Bllokut në rilindas, gocat me bachelor në zhan d'arka, dhe Rruga e Arbrit në lëndë mitologjike, që ngrihet në ditën e premtimeve politike dhe shembet në natën e mallkuar nga Shukri Xhelili, që nuk gëzoi dot as Bashkinë dhe as cucën.
Dibra është, pra, portreti i Rilindjes.
Një instalacion politik i Edi Ramës. Një markizë, që si pëllëmbë përmbi sy kqyr nga e ardhmja, por shpjegon vetëm të tashmen dhe të shkuarën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38