Flash News

KRYESORE

Post-protesta e Kalimashit, deputeti i PD ironizon tërheqjen e Ramës nga taksa: “Si qen i rraf”

Pas protestave të vazhdueshme që nga 31 marsi, ku dhjetëra banorë të Kukësit u ngritën në protestë kundër tarifës së Rrugës së Kombit, të enjten që lamë pas kryeministri Edi Rama u tërhoq provizorisht nga kjo taksë deri në një moment të dytë.

Rama e argumentoi “ngrirjen” e tarifës për 60 ditë për banorët e Kukësit dhe rishikimin e kontratës. Ky vendim u komentua gjerë edhe në radhët e politikës, ndërsa së fundmi ka ironizuar edhe deputeti i PD, Luçiano Boçi.

Ai poston dy foto, të një qeni, sipas tij në rolin e Ramës, para dhe pas protestës së kusianëve.

“Dy foto ilustruese për K/M-in, tek toll-sat e rrugës.

E para para protestës së kuksianëve.

E dyta pas protestës.

Në të parën nuk përmbahet nga “marrëzia e madhështisë”.

Në të dytën i shtrirë barkas.

“Si qen i rraf”- thonë në Kukës”, shkruan Boçi.

Të fundit