Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit. Me 2 rreshta: çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit. Me 2 rreshta: çfarë pati rëndësi

Politiko.al

Mirëmëngjes! ‘Posta e mëngjesit’ ju sjell një përmbledhje të lajmeve kryesore në botë

■ Japonia u bë ekonomia më e madhe në botë që hyri zyrtarisht në recesion, pasi gjendja e saj tashmë e dobësuar ekonomike u përkeqësua edhe më tej nga ndikimi i koronavirusit.

■ India zgjati një kufizim mbarëkombëtar deri në fund të muajit, duke mbajtur në fuqi shumë, por jo të gjitha rregullat e rrepta, të cilat besohet se kanë ndihmuar në parandalimin e një shpërthimi më të madh.

■ Ish-Presidenti Barack Obama kritikoi trajtimin që Presidenti Trump i bëri shpërthimit të koronavirusit, duke thënë në një adresim virtual se “kjo pandemi plotësisht dhe përfundimisht i ka grisur perden e idesë se shumë prej njerëzve në qeveri e dinë se çfarë po bëjnë".

■ Shefi i Rezervës Federale të ShBA tha që ndërsa priste që ekonomia të rimëkëmbet, rënia e sjellë nga koronavirusi mund të zgjasë deri në fund të 2021.

■ Rreth 1.000 foshnje të lindura nga nëna surrogate në Ukrainë mund të bllokohen në vend pasi prindërit e tyre biologjikë në vendet e tjera nuk mund të udhëtojnë për t'i tërhequr pas lindjes.

■Laboratorët mjekësorë në Britani janë në garë të ethshme për të marrë furnizime me teste anti-Covid duke paguar çmimin e numrit të kufizura të 100,000 teste në ditë që po prodhohen aktualisht sipas një vendimi qeveritar të muajit të kaluar.

■Suedia, e cila qëndroi e hapur, e ka shmangur numrin shkatërrues të shpërthimeve në Itali, Spanjë dhe Britani, por gjithashtu ka parë një rritje të jashtëzakonshme të vdekjeve, tregojnë të dhënat e vdekshmërisë.

■Një mosmarrëveshje e zgjatur për zgjedhjet presidenciale u zgjidh të dielën kur Presidenti Ashraf Ghani i dha rivalit të tij, Abdullah Abdullah, rolin kryesor në procesin e paqes me Talibanët dhe të drejtën e emërtimit të mbi gjysmës së kabinetit. Marrëveshja i jep fund një krize politike që pengoi përpjekjet për t'i dhënë fund luftës së gjatë në vend.

■ Gjigandi online Amazon do të fillojë rihapjen e gjashtë depove në Francë pas një beteje ligjore mbi mbrojtjen e punonjësve.

■Demokratët në Kongres kanë hapur një hetim për pushimin nga puna nga Presidenti Trump të inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, i cili u zëvendësua me një ambasador me lidhje të ngushta me zv/Presidentin Mike Pence.

Të fundit