Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ New York City fillon sot heqjen e kufizimeve të bllokimit pas gati tre muajve të vështirë si qendër e shpërthimit të Covid-19. Rreth 400,000 punëtorë mund të fillojnë të kthehen në punë.

■ Si pjesë e reagimit anti-koronavirus, Britania ofroi strehim urgjent për të pastrehët në rrugë. Por avokatët janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhë kur të skadojë legjislacioni i emergjencës.

■ Një laborator britanik po krijon një partneritet që do të anashkalojë industrinë e barnave për të shitur një vaksinë të mundshme të koronavirusit pa fitime ose tarifa licensimi në Britani dhe në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Gjermani: Policia tha që ka shkatërruar një rrjet të sofistikuar të pornografisë për fëmijë, i cili përhapte «imazhe të paimagjinueshme» nëpër internet. Njëmbëdhjetë persona u arrestuan nën dyshimin e abuzimit të rëndë të të paktën tre djemve.

Të drejtat e grave në Iran: Dekapitimi i një vajze 14-vjeçare nga babai i saj, në të ashtuquajturën vrasje nderi ka tronditur Iranin, duke shkaktuar një debat mbarëkombëtar mbi të drejtat e grave dhe fëmijëve dhe dështimin e vendit për t'i mbrojtur ato.

J.K. Rowling: Krijuesja e serialit "Harry Potter" u përball me reagime të forta të dielën pas një artikulli që i referohej "njerëzve me menstruacione". Kritikët i kanë quajtur komentet e saj anti-transgjinore.

■ Druvarët ilegalë, minatorët dhe zaptuesit e tokës kanë pastruar zona të mëdha të Amazonës në muajt e fundit pasi pandemia i ka penguar  foract e zbatimit të ligjit në Brazil, vend ku tani po raportohet numri më i lartë i vdekjeve me koronavirus në botë.

Gjermania, Franca dhe Belgjika do të lejojnë hyrjen në BE të shtetasve të bllokut, si dhe vizitorëve nga disa vende të tjera europiane, me disa rregulla, duke filluar nga 15 qershori. Vende të tjera si Spanja, Hollanda, Hungaria dhe Greqia kanë plane më të detajuara.

■ Ndërsa Kancelarja Angela Merkel e Gjermanisë nuk pranoi të marrë pjesë në një takim të G7 në Uashington, D.C., dhe rreth 9,500 trupa amerikane do të largohen nga vendi, analistët thonë se besimi në aleancën trans-Atlantike është duke u venitur.

Të fundit