Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■Pandemia do ta tkurrë ekonominë globale me 5.2 përqind këtë vit, recesioni më i thellë që nga L2B, vlerësoi BB të hënën. Parashikimi vjen pasi qeveritë në të gjithë botën po vlerësojnë atë që duhet të bëjnë për të ndihmuar industritë vendore. Sipas raportit, vendet që mbështeten në tregtinë globale, turizmin, eksportet e mallrave dhe financimin e jashtëm do të goditen më rëndë.

Zyrtare: Ekonomia e ShBA-së hyri në recesion në shkurt, duke i dhënë fund një rritjeje 128-mujore, tha të hënën Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike.

■Pa raste të reja të koronavirusit dhe asnjë rast aktiv në Zelandën e Re, zyrtarët thanë që jeta mund të kthehej në normalitet. Pothuajse të gjitha kufizimet u hoqën mesnatën e së hënës. Vendi 5 milionësh është një nga disa, përfshirë Islandën, që duket se kanë zhdukur virusin. Por zyrtarët kërkuan vigjilencë në muajt e ardhshëm. Kufijtë e Zelandës së Re janë ende të mbyllur.

Në të gjithë botën: Numri i rasteve të reja ditore shënoi një rritje të re të dielën, tha Organizata Botërore e Shëndetit të hënën, duke paralajmëruar se pandemia ishte duke u përkeqësuar globalisht edhe pse disa vende dalin prej saj.

■Britania prezantoi një plan të hënën sipas të cilit njerëzit që hyjnë në vend do të izolohen për 14 ditë, duke irrituar linjat ajrore dhe udhëtarët dhe duke befasuar ekspertët e shëndetit publik.

■ Teksa rastet me Covid-19 rriten ndjeshëm në Izrael, Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të hënën se vendi do t’u "vinte frenat" planeve për të hequr më shumë kufizime.

■Ministria e Shëndetësisë në Poloni raportoi 1.151 raste të reja gjatë fundjavës, një rekord për vendin. Më shumë se gjysma erdhën nga rajoni i minierave të qymyrit, Silesia, në jug-perëndim.

Thesar i varrosur: Pas 10 vjetësh, një koleksionist arti nga New Mexico, që varrosi një thesar në Rocky Mountains, dhe më pas i sfidoi njerëzit që ta gjenin, tha që dikush më në fund e kishte zbuluar: një sënduk bronzi plot me monedha, xhevahirë dhe objekte të vjetra, të cilat ai tha se ishin me vlerë 2 milion dollarë.

Aneksimi i Izraelit: Zyrtarët palestinezë thonë se janë të gatshëm të lejojnë që Autoriteti Palestinez të bjerë nëse Izraeli ndjek planin për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor. Strategjia do ta detyronte Izraelin të marrë përgjegjësinë e plotë, si një okupator ushtarak, për më shumë se dy milion palestinezë.

Ekonomia e Meksikës: Ndërsa qeveritë në të gjithë globin pompojnë para në ekonomi në rënie, Presidenti Andrés Manuel López Obrador i Meksikës ka rezistuar, megjithë parashikimet e lëngatës së përhapur ekonomike.

Të fundit