Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ I shqetësuar për efektin ekonomik në turizëm dhe universitete, Bashkimi Europian po rekomandon që të gjitha vendet anëtare të hapin kufijtë me njëri-tjetrin nga e hëna. Komisioni Europian, dega ekzekutive e bllokut, po rekomandon një hapje graduale për të huajt duke filluar nga korriku.

■ Numri i rasteve në Afrikë është dyfishuar 18 ditët e fundit, duke arritur në më shumë se 200,000, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

■Fushata e Presidentit Trump po kërkon që njerëzit që regjistrohen për të marrë pjesë në mitingjet e tij të bien dakord për të mos e paditur Trumpin ose vendin ndodh takimi, dhe ku ata mund të infektohen me koronavirus.

■Sekretarja amerikane e Arsimit, Betsy DeVos, nxori një rregull emergjence që i ndalon kolegjet të japin fonde për ndihmë anti-koronavirus për studentë të huaj dhe pa dokumente.

■ Studiuesit po vlerësojnë të paktën një duzinë trajtimesh që synojnë të qetësojnë “stuhinë e citokinës” që përjetojnë disa pacientë me Covid-19, një reagim imunitar që mund të të vrasë.

Koreja e Veriut: Në përvjetorin e dytë të takimit të Kim Jong-un në Singapor me Presidentin Trump, ministri i Jashtëm i vendit tha se diplomacia "po shkonte drejt një makthi të errët", në një deklaratë që gjithashtu i referohej rritjes së aftësive bërthamore të Veriut.

Australi: Ndërmarrja minerare BHP planifikon të ecë përpara me një projekt zgjerimi që do të shkatërrojë të paktën 40 site antike indigjene në Australi, vetëm disa ditë pas një proteste kombëtare mbi shkatërrimin e një siti tjetër arkeologjik të kryer nga një kompani tjetër minerare, Rio Tinto.

ShBA: Gjenerali Mark A. Milley, zyrtari më i lartë ushtarak amerikan, kërkoi falje për pjesëmarrjen në ecjen e Presidentit Trump nëpër një shesh afër Shtëpisë së Bardhë për të dalë në foto, teksa autoritetet federale pastruan me dhunë zonën e protestuesve paqësorë. "Prania ime në atë moment dhe në atë mjedis", tha gjenerali, "krijoi një perceptim të ushtrisë së përfshirë në politikën e brendshme."

Të fundit