Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Europa do të fillojë një hapje të kujdeshme ndaj të huajve sot dhe nesër - me hapjen e kufijve të brendshëm për vizitorë nga shumë vende europiane dhe disa ishuj të Karaibeve. Në shumicën e vendeve, amerikanët nuk janë në listën e të ftuarve.

■ Vende si Greqia, Kroacia dhe Portugalia tashmë kanë filluar të joshin turistë, ashtu si dhe vendet e Karaibeve si Shën Lucia. Por turizmi mbetet i ndaluar në pjesën më të madhe të Afrikës dhe shumë pjesë të Amerikës së Jugut. Në Azi, Japonia dhe Vietnami i kanë ruajtur ndalim-udhëtimet.

■ Franca gjithashtu e ka përshpejtuar ritmin, duke lejuar që restorantet dhe kafenetë në Paris të rihapen plotësisht sot. I gjithë territori i brendshëm do të konsiderohet "zonë e gjelbër".

■ Boris Johnson tha që ishte "absurde dhe e turpshme" që fjala "racist" u shkrua në një statujë të Winston Churchill. Shumë historianë e pranojnë se udhëheqësi i kohës së luftës shprehte pikëpamje raciste.

■ Facebook njoftoi investimin më të madh në një biznes të jashtëm në prill, 5.7 miliardë dollarë aksione në kompaninë indiane të telekomunikacionit Reliance Jio. Muajin e kaluar, Facebook bleu motorin e kërkimit dhe kompaninë e databazës Giphy për rreth 400 milion dollarë.

■ Në Shën Pjetërburg të Rusisë, ku rreth 500,000 njerëz jetojnë në apartamente komunale me të paktën 6 vetë, vetë-izolimi nuk është një opsion. Të paktën 12 qytete do të ‘shpërfillin’ marshimet ushtarake që Presidenti Vladimir Putin vendosi për 24 qershor për të forcuar imazhin e tij.

■ Për shumë gra në Europë që kërkojnë të abortojnë, sidomos në vende me rregulla të rrepta abortimesh, si Polonia,  mbyllja e kufijve ka shtuar pengesat, që ato të kërkojnë procedura më të lehta dhe shpejtësi diku tjetër.

■ Presidenti Jair Bolsonaro i Brazilit përshëndeti hidroksilkorinën si një perëndeshë ndërsa përqeshte masat anti-karantinë, duke kontribuar në një krizë koronavirusi me numrin më të lartë të vdekjeve ditore në botë.

■ Kur një prodhues kinez u përfshi për të shpëtuar Volvo, prodhuesin suedez, ai u mirëprit. Një dekadë më vonë, një shkrirje e ardhshme ka nxitur një debat mbi angazhimin e Suedisë – dhe si pasojë Bashkimit Europian - me Kinën.

■ Vrasje masive në Libi: Të paktën tetë varre masive janë zbuluar afër Tripolit, duke bërë që Kombet e Bashkuara të kërkojnë një hetim mbi krimet e mundshme të luftës.

■ Vdekja në Bollywood: Sushant Singh Rajput, 34 vjeç, një aktor i njohur për interpretimet e tij, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Mumbai të dielën. Policia e Mumbait tha që aktori kreu vetëvrasje.

Të fundit